Blushi: Bojkoti, PS do te humbe durimin
Denis Dedej
Anetari i Asamblese se Partise Socialiste, Ben Blushi, u shpreh dje kunder vendimit per te mos marre pjese ne zgjedhjet e pjesshme ne pese bashki dhe komuna, duke e cilesuar si demotivues dhe i pamotivuar. "Po i falim pese njesi vendore qeverise duke mos marre pjese ne zgjedhje. Besoj se PS po zhvillon nje ndjenje inferioriteti, duke iu thene shqiptareve dhe atyre qe e votojne, qe per sa kohe qe Sali Berisha eshte ne pushtet, ne nuk vijme dot ne pushtet", u shpreh Blushi pas mbledhjes se Asamblese Kombetare te PS. Ai theksoi se socialistet jane te paafte te mbrojne votat e tyre, qofte edhe ne nje regjim si ky qe kemi. Sipas tij, kjo nuk eshte qasja e duhur, pasi PS po terhiqet nga te gjitha pozicionet e saj dhe rrezikon ne kete rruge te bojkotoje edhe zgjedhjet e ardhshme lokale, ne rast se, sic ka gjasa per fat te keq, kutite nuk do hapen. "Per te njejtat arsye mund te mos hyje ne zgjedhjet e ardhshme lokale, qe do te thote se partia del krejtesisht jashte sistemi", vleresoi deputeti socialist. Duke vijuar me tej, ai theksoi se kete gje ka argumentuar ne mbledhjen e Asamblese. Sipas tij, cdo parti politike ka per te hyre ne zgjedhje, per sa kohe qe eshte nje regjim pluralist, pavaresisht se problematik si ky i joni, per te mbrojtur votat e veta dhe per te motivuar njerezit duke i mesuar te votojne per to. I pyetur mbi ceshtjen e hyrjes se socialisteve ne Parlament, Blushi theksoi se "vete Partia Socialiste do te humbe durimin" duke qendruar jashte Parlamentit. "Arsyet per te hyre sot, ne te ardhmen e afert do te jene me te medha, se sa arsyet per te mos hyre aty, te PS, jo te pese deputeteve, jane duke pritur qe durimi te soset, sigurisht qe presioni nderkombetar dhe i brendshem ne PS, te detyroje dhe te motivoje grupin parlamentar qe heret apo vone te kthehet ne sallen e Parlamentit", deklaroi zyrtari larte socialist. Ai shprehu bindjen se i vetmi faktor qe favorizohet nga mungesa e opozites ne Parlament eshte qeveria. Per sa i perket mundesise per perjashtimin e perkrahesve te Levizjes se Mendimit Ndryshe, nga selia roze, Blushi thekson se ai nuk e nxjerr veten jashte dickaje, duhet te pyeten ata qe mund ta nxjerrin ate jashte dickaje. Duke folur per mospranine e tij ne grupet e punes te ngritura nga socialistet, deputeti socialist i cileson si gjera te vogla. "Nje nga defektet qe kam pasur, gjate gjithe ketyre koheve qe merrem me politike eshte qe nuk rritem me nje grup, qofte edhe i vogel, grup pune me sakte. Une jam ne cdo grup qe i sigurojne vota PS-se, por grupe qe shkruajne, une jam shkrimtar vete edhe s'kam pse shkruaj ne kolektiv", perfundoi fjalen e tij, Ben Blushi.