Fiorentina: Juve, Jovetiç kushton 30 milionë euro!
Presidenti i Fiorentinës, Andrea Dela Vale, ka theksuar se klubi i tij nuk do të tërhiqet nga vlerësimi 30 milionë eurosh i çmimit të vendosur për sulmuesin Stevan Jovetiç. Juventusi ka qenë i lidhur me malazezin në përpjekje për të shtuar elementë cilësorë në sulm para sezonit të ri. Përpos ardhjeve të Fernando Lorentes dhe Karlos Tevez, drejtori i përgjithshëm i bardhezinjve, Bepe Marota, ka zbuluar se klubi i tij e sheh veten jashtë garës për Jovetiç për shkak të marrëdhënieve të dobëta mes të dyja palëve. Dhe Dela Vale ka bërë të qartë se klubi i tij mund të joshet për ta shitur 23-vjeçarin te gjigantët e Serisë A për një tarifë transferimi të madhe. “Të na japin 30 milionë euro për Jovetiç, ndryshe nuk e japim”, – ka thënë numri një i klubit vjollcë.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)