E Shtunë, 31 Tetor 2026

UEFA shpall listën e emrave për futbollistin e sezonit

UEFA ka shpallur emrat e dhjetë kandidatëve për të fituar shpërblimin e futbollistit më të mirë të Europës për sezonin 2012-13. Përveç kandidatëve standardë si Kristiano Ronaldo, Lionel Mesi, Gareth Bale dhe Zlatan Ibrahimoviç, në listën e kandidatëve për të fituar shpërblimin e futbollistit më të mirë nuk është asnjë futbollist spanjoll. Ndryshe nga ky fakt, aty janë katër lojtarë të kampionit aktual të Europës, Bajern Mynih, pastaj Van Persi dhe Robert Levandovski. Për të nominuarit voton nga një gazetar nga secili shtet anëtar i UEFA-s, ndërsa më pastaj zgjedhjen më të mirët. Shpallja e më të mirit do të bëhet më 29 gusht, me rastin e shortit për Ligën e Kampionëve. Ky është edicioni i tretë, atë e kanë fituar Leo Mesi dhe Andres Injesta.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›