Fiorentina-Milan shtyhet sërish, do të luhet më 24 shkurt
Ky vendim është marrë për shkak se më 27 janar kuqezinjtë do të luajnë përballë Udinezes në çerekfinalen e Kupës së Italisë (Inter-Juventus do të zhvillohet një ditë më pas). Federata e futbollit në Itali ka vendosur të shtyjë edhe takimin Udineze-Kaljari (24 shkurt, ora 18:30).Në këtë mënyrë, në “San Siro” do të luhen dy ndeshje në 24 orë. Sipas kreut të federatës italiane, Mauricio Bereta, ky vendim është marrë për të garantuar mundësi të barabarta për skuadrat që marrin pjesë në veprimtari të ndryshme.