Fiorentina frikësohet nga tifozët e saj

Trajneri i Fiorentinës, Delio Rossi, ka thënë se skuadra e tij ka frikë të luajë para tifozëve të saj pas një tjetër rezultati dëshpërues ndaj Chievos.
Viola u mposht 2-1 në Stadio Franchi dhe tani është vetëm pesë pikë mbi zonën e rrezikuar në Serie A.
“Të luani në shtëpi, kur futbollistët tuaj kanë frikë, nuk ndihmon, pasi kjo ua merr atyre energjinë dhe përqendrimin”, tha Delio Rossi për Corriere dello Sport. “Ne luajmë mirë si mysafirë, por në shtëpi nuk nxjerrim rezultatet që meritojmë”, përfundoi ai.