32 të vdekur pas rrëzimit të një aeroplani në Siberi

Zyrtarë të ministrisë ruse për Emergjenca theksuan se 32 persona kanë vdekur nga rrëzimi i aeroplanit në pjesën perëndimore të Siberisë.
Më tutje, ata kanë thënë se rrëzimit të aeroplanit i kanë shpëtuar 11 persona, të cilat janë dërguar në spital me lëndime serioze.
Pak kohë pasi ishte ngritur nga pista e qytetit Tjumen, afro 2100 kilometra në lindje të Moskës, aeroplani ishte përplasur dhe ishte përfshirë nga zjarri.
Nuk ka pasur raporte për shkaqet eventuale të aksidentit.
Aeroplani me dy motorë, i prodhimit francezo-italian, i tipit ATR-72, operohej nga UTair dhe fluturonte nga Tjumeni për në qytetin Surgut.