E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pedro nuk dorëzohet

Sulmuesi i Barcelonës, Pedro ende beson se gjiganti katalan mund të mposhtë rivalin Real Madrid në garë për titull në La Liga.

Barcelona ka gjashtë pikë më pak se Reali, por Pedro ende beson se skuadra e Pep Guardiolës mund të mbrojë titullin e kampionit.

“Ne e dimë se mund ta bëjmë. Reali ka krijuar epërsi të madhe, por jemi duke shkuar ndeshje pas ndeshjeje dhe shpresojmë në gabimin e tyre. Do të jetë vështirë për të mbrojtur titullin, por nuk është e pamundur”, deklaroi Pedro gjatë një konference për shtyp.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›