OSBE i dhuron 400 raporte gjyqësorit
Nga Express më 08 prill 2011 në ora 21:00
Gjykatat dhe prokuroritë e shtetit kanë marrë nga OSBE-ja 400 volume udhërrëfyese për sistemin e drejtësisë në Kosovë.
Kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani, tha se në raportet të cilat janë bërë nga misioni i OSBE-së ai ka vërejtje për paraburgimet dhe mangësitë tjera në sistemin e drejtësisë.
Zv.kryesuesi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Eduard Josef, tha se ky mision vazhdimisht ka punuar për sundimin e ligjit në Kosovë dhe në veçanti rreth qasjes në sistemin e drejtësisë.
Këto libra prezentojnë 116 raporte të cilat OSBE-ja i ka shkruar deri më tash duke i trajtuar çështjet e drejtësisë.