Fiorenza Lekstakaj: Çmimi, shperblim per sakrificat e prinderve
Shtatembedhjete vjecarja, Fiorenza Lekstakaj ka qene ajo qe ka rrembyer kuroren e me te bukures shqiptare mbremjen e 22 qershorit ne Bylis. Mes 31 konkurrenteve te ardhura nga te gjitha trevat shqiptare, brenda dhe jashte kufijve, por edhe nga vendet perendimore ku jetojne prej vitesh, bukuroshja qe jeton ne Firence ka arritur te dalloje, duke fituar kuroren e enderruar. "Jam tej mase e lumtur qe kuroren e me te bukures se Shqiperise kete vit kam nderin ta mbaj une. Ndjeva sadisfaksion te madh per veten dhe per prinderit e mi, ne vecanti per babin, per te gjitha sakrificat qe kane bere per te me sjelle ketu", tregon Fiorenza per gazeten "Koha Jone". Vajza brune, me nje bukuri tipike mesdhetare, mes emocioneve, loteve dhe perqafimeve te mikeshave te saj te reja ka vene mbi koke kuroren e bukurise, e cila e shnderron ate ne te njejten kohe edhe ne perfaqesuesen shqiptare ne disa evente nderkombetare te bukurise, ekskluzivitet i "Deliart Association". Bukuroshja shqiptare aktualisht ndjek gjimnazin per Ekonomi ne Itali dhe megjithese ka lindur ne Firence e flet shume mire shqipen… "Ne shtepi te gjithe flasim shqip. Prinderit ma kane ushqyer gjithmone dashurine per Shqiperine. Sa here vij ketu kenaqem shume. E dua shume vendin e origjines sime, madje edhe nenshtetesine ne pasaporte e kam shenuar shqiptare", thote Miss Shqiperia 2013. Ne mbremjen finale te spektaklit, shoqeruese e pare e "Miss Shqiperia" u shpall Anita Mehmeti, ndersa shoqeruesja e dyte, Meriola Terpo.
Ju keni rrembyer kuroren e "Miss Shqiperia 2013". Si ndjeheni, e prisnit kete cmim?
Ishte nje surprize e madhe edhe per mua ne fakt. Akoma ndjehem e emocionuar qe u shpalla "Miss Shqiperia 2013". Gjithcka me duket si perralle. Jam tej mase e lumtur qe kuroren e me te bukures se Shqiperise kete vit kam nderin ta mbaj une. Ne momentin qe degjova emrin tim te thirrej si fituese ndjeva sadisfaksion te madh per veten dhe per prinderit e mi, ne vecanti per babin dhe per te gjitha sakrificat qe kane bere per te me sjelle ketu.
Si ka qene per ty kjo eksperience ne "Miss Shqiperia"?
E paharrueshme. Nje nga pervojat me mbreselenese qe kam kaluar, duke filluar qe nga turi e deri tek kurorezimi si "Miss Shqiperia".
E ndjeve ndopak xhelozine e konkurrenteve te tjera kur u shpalle fituese?
Jo, aspak. Kane qene te gjitha shume dashamirese dhe mendoj se me kane uruar sinqerisht per fitoren.
Me cilen prej tyre krijuat me shume miqesi?
Me Eriona Sulejmanin qe u shpall "Miss Eleganca" dhe me Fitore Hazirin, qe fitoi cmimin "Miss Miqesia".
Tashme do te perfaqesoni Shqiperine ne "Miss Globe", cfare ndjeni kur e mendoni se do te garoni ne emer te Shqiperise?
Sigurisht qe, vec pjeses se kenaqesise, kam edhe nje pergjegjesi shume te madhe, sepse do te perfaqesoj Shqiperine ne kompeticionin e trete per nga rendesia ne te gjithe boten...
Na trego pak me shume per veten Fiorentina?
Une jam Fiorenza Lekstakaj, 17 vjec, e lindur dhe e rritur ne Firenze te Italise, ku vazhdoj dhe aktualisht shkollen e mesme per Ekonomik. Jam nje vajze e thjeshte, si te gjitha bashkemoshataret e mia, me deshira dhe pasione te shumta.
Nje "Miss Shqiperia", qe ka lindur dhe rritur ne Itali. Sa e do vendin e saj Fiorenza?
Ne shtepi te gjithe flasim shqip. Prinderit ma kane ushqyer gjithmone dashurine per Shqiperine. Sa here vij ketu kenaqem shume. E dua shume vendin e origjines sime, madje edhe nenshtetesine ne pasaporte e kam shenuar shqiptare.
Gjate spektaklit, cilat jane momentet me te bukura qe do t'i mbani gjate ne memorien tuaj?
Perpara se te arrijme tek spektakli dua te ndalojme pak tek turi me vajzat ne te gjithe Shqiperine. Prej tij kam kujtime te mrekullueshme. Kam njohur vajza te shkelqyera, me disa prej te cilave do ta vazhdoj miqesine e nisur ne "Miss Shqiperia". Ndersa sa i takon spektaklit mund te them se cdo parakalim ne pasarele ka qene nje emocion me vete. Perzgjedhja ne dhjeteshe dhe kurorezimi si "Miss" kane qene padiskutim momentet me te bukura.
Kujt ia dedikoni kete cmim?
Padiskutim familjes sime. Eshte shume e rendesishme qe ata te ndjehen krenare per mua, pas gjithe sakrificave qe kane bere.
Ishin mamaja dhe babai ne Bylis?
Vetem babai, sepse mamaja ishte ne Itali, pasi duhej te kujdesej per mbesen (vajzen e motres), por fola ne telefon me te pas perfundimit te spektaklit dhe me tha qe t'i kam plotesuar te gjitha deshirat edhe Zoti t'i plotesoi. Ishte urimi me i bukur qe mora ate dite.
Keni pasur deri me tani eksperienca ne modeling? Synoni karriere ne kete profesion?
Eksperienca te vogla, pa shume peshe. Nese ofertat e te ardhmes do te jene te mira pse jo?!
Mendoni qe ky cmim do t'ju ndryshoje jeten?
Nuk di te them nese do te me ndryshoje, apo jo jeten. Gjithcka varet nga menyra se si e menaxhon suksesin...
Si e mendon te ardhmen tende?
Mendoj se do te vazhdoj studimet ne degen qe kam nisur, Ekonomik.
Cilat jane avantazhet dhe disavantazhet e nje femre te bukur?
Disavantazh eshte paragjykimi qe ekziston per vajzat e bukura, sipas te cilit bukuroshet nuk jane te zgjuara. Ndersa vete te qenit e bukur perkthehet ne nje avantazh.