E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci mesazh Berishes: Lider i rendesishem historik

Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci, pergezoi dje nepermjet nje letre kryeministrin Salin Berisha per menyren e organizimit te zgjedhjeve. Nga ana tjeter, ai vleresoi bashkepunimin e ngushte me qeverine shqiptare nen drejtimin e kryeministrit Berisha, vecanerisht per projekte te ndryshme te perbashketa, sic ishte edhe Rruga e Kombit. "Me lejoni qe ne emer te Qeverise se Republikes se Kosoves t'ju pergezoj per organizimin edhe mbajtjen e suksesshme te zgjedhjeve te 23 qershorit 2013, sipas standardeve me te larta demokratike. Ne keto zgjedhje Shqiperia me sukses te plote kaloi testin e demokracise, duke i hapur vetes rrugen e sigurt drejt Bashkimit Evropian. Si Kryeminister i shtetit me te ri ndihem krenar qe bashke me ju z. Berisha punuam ne shume projekte te integrimeve kombetare dhe zhvillimore te vendeve tona dhe rajonit",- shprehet Thaci. Ne leter, kryeministri i Kosoves e konsideroi homologun e tij Berisha nje lider te rendesishem te Shqiperise demokratike, qe perballoi me sukses shume sfida te tranzicionit. Nder to ai permend edhe liberalizimin e vizave mes Shqiperise dhe Bashkimit Europian dhe integrimin ne NATO. "Me punen dhe qendrimin tuaj Ju do te respektoheni gjithmone si lider i rendesishem historik i Shqiperise demokratike, i tranzicionit dhe sfidave 23 vjecare te shtetit shqiptar. Ju keni dhene kontribut te pamohueshem per fitoren e demokracise ne Shqiperi, keni mbeshtetur vazhdimisht aspiratat e popullit te Kosoves per liri, pavaresi, sovranitet dhe afirmim te te drejtave te shqiptareve ne rajon", shprehet Thaci. Thaci vlereson gjithashtu ne letren e tij klimen e qete, ne te cilen u zhvilluan keto zgjedhje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›