E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreu i ri i PD me parimin nje anetar nje vote Rozeta Rapushi

Vetem dy dite nga doreheqja ne krye te Partise Demokratike pas humbjes ne zgjedhjet parlamentare, Kryeministri, Sali Berisha, thirri dje mbledhjen e kryesise se kesaj force politike per celjen e procedurave per zgjedhjen e lidershipit te ri te kesaj partie. Madje per ta realizuar kete zgjedhje, kreu i qeverise ende ne detyre, kerkoi qe ajo te behet sipas parimit nje anetar nje vote. "Ne kemi detyren kryesore, imediate, te hapim proceduren e zgjedhjes se lidershipit te ri. Liderishpi i ri ka fatin te mos kete historine ne shpine, por te kete trashegimine e mire te Partise Demokratike, te kete vizionin e saj, te kete projektin e saj. Ne kete kontekst, per keto shkaqe komplekse ai nuk mund te zgjidhet nga Kongresi, nga Kuvendi i partise, ai duhet te zgjidhet nga nje anetar nje vote dhe ketu eshte apeli im per te gjithe anetaret e Partise Demokratike. Ta konsiderojne kete proces si nje mision jetik per fillimin e ri te fuqishem dhe te suksesshem te Partise Demokratike", - beri thirrje kreu i qeverise. Ai kerkoi qe gara te jete e hapur per te gjithe anetaret e PD-se nga Gjirokastra ne Tropoje, pasi secili mund te kandidatoje dhe te votohet pa asnje lloj kufizimi. "Cilido nga strukturat e Partise Demokratike, cilido, le te vije te hyje ne gare, por me nje kusht, te pranoje garen. Ne kemi regjistrin dixhital te anetaresise. Nje jave do te kene afat te gjithe ata, ose ato qe kane ambicien pozitive per te nderuar kete gare, absolutisht pas nje jave, te premten tjeter ata fillojne, strukturat gati, per te degjuar programin e tyre. Gazeta eshte gati per te shpallur ne menyre te centrimentuar programin e tyre dhe te barabarte dhe kjo pastaj do te krijoje nje komision qe do te shoqeroje formalitetet administrative, fletevotimet, kutite, rregullin e votimeve ne te gjithe Shqiperine, ne menyre qe ne te ecim drejt nje fillimi te ri te fuqishem dhe te suksesshem", - nenvizoi Berisha. Ai tha se shpreson qe zgjedhjet do te behen brenda fundit te muajit korrik apo fillimit te gushtit pasi PD nuk ka pushim, ka humbur zgjedhjet dhe tashme do te punoje shume. Ai tha se gara elektorale eshte afer. "Partia Demokratike ka nje numer shume te madh anetaresh, militantesh te saj te cilet jane me te vendosur se kurre te qendrojne dhe te pergatiten me seriozitetin me te madh per betejen e ardhshme e cila eshte shume e afert, 2 vite, per ta fituar ate",- tha Berisha. Ai u shpreh gjithashtu lidershipi i ri do te beje te gjitha analizat e kesaj humbjeje e cila eshte serioze, e cila eshte shumeplaneshe e cila nuk do te kaloje pa nje analize. "Une nuk jam kurre per gjah, ne nuk jemi parti e filozofise se gjahut. E para ne kemi filozofi tjeter, e dyta, ne rrafshin njerezor ai qe humbet, ai ndjehet njeriu me fatkeq. Ai ka bere gjithcka per te fituar, me familjen e tij, me kandidatet. Humbi, s'eshte mire, por ne nuk bejme gjah kurre. E kemi kete si popull qe duam koka turku por nuk jam une me kete filozofi, as kam qene e as keshilloj kurre qe partia te kete nje filozofi, kjo eshte trashegimi staliniste e te shkuares sone, bejme analizat", - nenvizoi Berisha. Ai keshilloi gjithashtu qe anetaret e kryesise se PD-se te mos japin doreheqjen, pasi lidershipi i ri do te zgjedhe kryesine e tij.

"Fillimi i ri, i pamundur pa lidership te ri"

Nje fillim i ri do te ishte i pamundur pa nje lidership te ri. Keshtu u shpreh dje kreu i qeverise, Sali Berisha, gjate mbledhjes se kryesise se Partise Demokratike. Ne zgjedhjet e celura tashme per kreun e ri te partise, Berisha ftoi te gjithe anetaret dhe simpatizantet e partise, qe secili prej tyre te kontribuoje me voten e tij ne nje proces qe do te hedhe themelet e fillimit te ri te fuqishem dhe te suksesshem te Partise Demokratike. "Anetare te PD-se, vendosni secili nje tulle me voten tuaj, ne kete proces qe absolutisht do ta coje kete force politike ne kohen me te shkurter do ta shnderroje ne force fitimtare', - nenvizoi Berisha.

Berisha konfirmon: Kandidat per drejtimin e PD, cdo anetar i PD

Ne perfundim te mbledhjes se kryesise se Partise Demokratike, kryeministri ende ne detyre, Sali Berisha, konfirmoi se mbledhja ishte vetem per te hapur proceduren per nje fillim te ri te suksesshem dhe te fuqishem te Partise Demokratike. Ai pohoi se lidershipi i ri do te zgjidhet nga anetaresia dhe te drejten per te kandidatura e ka deri te enjten cdo anetar i Partise Demokratike ne mbare vendin. "Kategorikisht, kandidaturat nuk do te kufizohen vetem tek kryesia. Partia Demokratike disponon dokumente te qarta te anetaresise. Do te ftohet e gjithe anetaresia te votoje ne baze qarku, eshte nje dakortesi e plote qe kandidatet do te pranojne rezultatin dhe ne kete menyre ne nje kohe te shkurter ne do te kemi nje lider, apo grua, cili te jete qe do ta votoje partia, te ri, e pastaj ai te kete te drejte te zgjedhe kandidaturat per Keshillin Kombetar te cilet votohen ne Kuvendin e ardhshem, edhe ky eshte Kuvend ku merr pjese e gjithe anetaresia", - nenvizoi Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›