E Shtunë, 31 Tetor 2026

Firence Rama takim me Matteo Renzi

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ndodhet në Itali, ku është takuar me kryetarin e bashkisë së qytetit të Firences, me të cilin ka ndarë programin e së majtës shqiptare për Shqipërinë.

“Ishte një takim jashtëzakonisht i kënaqshëm. Folëm si dy miq të vjetër, edhe pse jemi të rinj, pasi bashkëpunimi Tiranë-Firence ka lënë gjurmët e veta”, ka deklaruar Rama pas takimit.

“Ne prezantuam planet për të ndërtuar një të majtë të re evropiane dhe për ta nxjerrë Shqipërinë nga vështirësitë ku ndodhet sot. Programet tona janë të përafërta”, ka shtuar kreu i PS.

Ndërsa kryetari i bashkisë së Fierences, Matteo Renzi ka folur me tone kritike ndaj partisë Lega Nord, pas zbulimit të skandalit për diplomën e rremë shqiptare të të birit të Umberto Bossi-t.

“Unë besoj se Lega Nord në Itali po del me fytyrën më të trishtuar dhe të shëmtuar. Me Umberto Bossi-n ndodhi ajo që ka thënë e bërë ai në këto muaj, marrje parash e diamantesh", ka thënë Renzi, i cili më pas e ka vënë theksin tek i biri i liderit të Lega Nord.

"Renzo Bossi ka bërë tre herë provimin e maturës sepse nuk e merrte dot, pastaj ka marrë një diplomë falso në Tiranë. Kjo është shumë e shëmtuar. Dy vendet duhet të evitojnë të japin dëftesa falso. Po të mos kishte njerëz si Renzo Bossi, do të ishte më mirë”, ka shtuar kryebashkiaku i qytetit të rilindjes.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›