Fluksi, mbi 4.000 emigrantë drejt Italisë gjatë 2 ditëve
VLORE - Sipas drejtuesve të portit, "gjatë dy ditëve të fundit kanë udhëtuar drejt Italisë me tragetet e linjës Vlorë-Brindizi mbi 4.000 emigrantë dhe afro 1000 automjete". Si rezultat i masave gjatë këtyre ditëve janë shmangur radhët e gjata, duke krijuar kushte normale për imbarkimin e udhëtarëve në tragete. Pak ditë më parë, pas disa problemeve që u krijuan në mjediset e portit për shkak të pranisë së një numri të madh udhëtarësh mbi kapacitetet e trageteve, policia nisi një hetim ndaj agjencive të udhëtimit, të cilat dyshohet se kanë prerë bileta më shumë se parashikimi, duke i ngarkuar ato me akuzën e "vjedhjes përmes mashtrimit". Gjatë këtij viti në këtë port kanë lëvizur 66 mijë udhëtarë, ose 10 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit që shkoi.
(s.g/GSH/BalkanWeb)