E Diel, 1 Nëntor 2026

Diego udhëheq “Zonjën” drejt fitores

Fiton përsëri Juventusi. Kësaj here, të besuarit e Ferrarës mundën 3-1 Romën në “Olimpiko”, duke iu kundërpërgjigjur fitores së Interit në derbi. Juve vazhdon të mbetet e para në klasifikim, përpara zikaltërve.

Roma kishte humbur vetëm një nga 21 ndeshjet në fushën e vet, pikërisht kundër Juventusit sezonin e kaluar. Por verdhekuqtë nuk e meritonin humbjen. Ata u ndëshkuan nga disa gabime naive teknike dhe taktike në mbrojtje. Megjithatë, edhe pse pikët në klasifikim janë zero, skuadra e Spaletit nuk duket aspak në krizë.

ROMA-JUVENTUS 1-3
Roma (4-1-4-1): Julio Sergio 7; Cassetti 4, Mexes 5,5, Burdisso 5,5, Riise 5 (26'pd Vucinic); De Rossi 7; Taddei 5 (1'pd Tonetto 5), Pizarro 5,5, Perrotta 6 (35'pd Cerci), Menez 6,5; Totti 5,5.
Tr.: Spalletti

Juventus (4-3-1-2): Buffon 5,5; Grygera 6, Cannavaro 7, Chiellini 6, De Ceglie 5 (29'pd Legrottaglie); Marchisio 5,5 (16'pd Camoranesi 6), Felipe Melo 7, Tiago 6; Diego 9 (40'pd Poulsen); Amauri 6, Iaquinta 6.
Tr.: Ferrara

Arbitër: Rocchi (Faverani, Ayroldi)

Shënues: 25'pp Diego (J), 35'pp De Rossi (R), 22'pd Diego (J), 48'pd Melo (J)

Kartonë të verdhë: Tiago (J), De Rossi (R), Taddei (R), Diego (J), Perrotta (R), Marchisio (J), Grygera (J)

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›