Firma e Delijorgjit dhe e Balliut “fundosin” gjeneralët
Autori i Lajmit: Romir Saraçi
Aferat korruptive që shkaktuan vdekjen e 26 personave dhe plagosjen e 300 të tjerëve kanë nxjerrë të tjera fakte në dritë. Firma e Mihal Delijorgjit dhe e vajzës së Fahri Balliut, këshilltarit të Kryeministrit, ka nisur punimet në ish-repartin e tankeve në Gërdec që në datën 28 prill 2007. Ky fakt tregohet edhe nga dokumenti me të cilin gjenerali i brigadës Astrit Jaupi vë në dijeni komandantin e Forcës Ushtarake, Shpëtim Spahiun. Gjithashtu, një tjetër shkresë e bërë publike vërteton se komandanti i Policisë Ushtarake ka vënë në dijeni ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Luan Hoxhën. Firma e ndërtimit “Trans diggining Construction”, e njohur tashmë për bashkortakërinë e Mihal Delijorgjit dhe mikut të afërt të kryeministrit Berisha, Fahri Balliu, ka kryer punimet për ndërtimin e fabrikës së demontimit në Gërdec të Vorës, ku më 15 mars ndodhi tragjedia.
Dokumentacioni
Shkresa e Ministrisë së Mbrojtjes, e cila mban datën 11 qershor 2007 dhe ku lexohet qartë se firma “Trans Diggining Construction” ka filluar punimet në Gërdec”. Shkresa mban numrin e protokollit 1217 dhe i drejtohet ish-gjeneralit të brigadës Shpëtim Spahiu nga gjenerali i brigadës Astrit Jaupi. Nëpërmjet kësaj letre, Spahiu është vënë në dijeni se firma “Trans Diggining Construction” ka filluar punimet në ndërtimin e kësaj fabrike në Gërdec, që prej 28 prillit të 2007. Ky fakt përforcohet nga një shkresë tjetër me numër 197, 198 ku komandanti i batalionit të Policisë Ushtarake, nënkolonel Drini Nikolli, vë në dijeni Fatmir Mediun dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm, se që më 28 prill firma “TDC” po kryente punimet në zonën e Gërdecit brenda territorit të repartit për punimet, për të cilat, siç shkruhet në shkresë, nuk ka pasur as urdhër me shkrim nga Komanda e Forcës së Bashkuar.
Lënda
Në këto shkresa thuhet: “Nga verifikimet e bëra rezulton se me urdhër gojor të komandantit të Komandës së Forcës së Bashkuar, gjeneralbrigade Shpëtim Spahiu, nga ana e firmës “Trans Diggining Construksion” do të kryhen punime në këtë repart për interesa të Forcave të Armatosura. Aktualisht, janë prishur disa godina, të cilat nuk kanë pasur urdhër me shkrim nga Komanda e Forcave të Bashkuara. Ndërkaq në lëndën e dërguar për dijeni ministrit Mediu dhe gjeneralit Luan Hoxha thuhet se “në këtë informacion trajtuam problematikën kryesore të konstatuar dhe të ndjekur nga Policia Ushtarake gjatë muajit maj 2007, në fushën e zbatimit të ligjshëm në FA. Në vazhdimësi nga Policia Ushtarake janë marrë të gjitha masat për zbatimin e ligjshmërisë në FA dhe për mbështetjen e komandave të niveleve të ndryshme, në kuadrin e reformimit të strukturuar të Forcave të Armatosura.
“Trans Diggining Construction”
Kur firma e ndërtimit “Trans diggining Construction” ka nisur punimet në Gërdec, ajo ka pasur bashkëpronarë Mihal Delijorgjin dhe vajzën e Fahri Balliut, Henris. 20 % e aksioneve të kësaj firme disponohen nga vajza e Fahri Balliut, i njohur si njeriu më i afërt i kryeministrit Berisha, ose siç quhet ndryshe, këshilltari hije i tij. Shkresa kompromenton rëndë deklaratat e Balliut, i cili kohët e fundit për t i shpëtuar skandalit, ka deklaruar se firma nuk ka kryer asnjë punë dhe prej saj nuk ka qarkulluar asnjë lloj kapitali. Ai ka pohuar gjithashtu se vajza e tij është tërhequr nga kjo ortakëri, pasi nuk kishte asnjë fitim. Por tërheqja e familjes Balliu nga ortakëria me Delijorgjin ka ndodhur vetëm pas daljes së skandalit për ortakërinë e tij me Delijorgjin.
Ky lajm është publikuar: 15/04/2009