Abuzimet me tenderët, dënohen zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë
Autori i Lajmit: red.
Gjykata ka dënuar personat që falsifikuan dokumentet për tenderin e Ministrisë së Shëndetësisë. Dje është dhënë vendimi nga gjyqtarja Fatmira Hajdari, e cila ka dënuar shtetasit Sami Brici me 6 muaj burg dhe 300 mijë lekë gjobë, Voltan Sheri me 6 muaj dhe 224 mijë lekë gjobë, Leart Qëndro me 7.5 muaj burg dhe 350 mijë lekë gjobë. Gjithashtu, gjykata ka dënuar edhe shoqërinë “Brici”shpk me 450 mijë lekë gjobë dhe pezullimin për 1 vit. Së bashku me këta persona janë hetuar edhe shtetasit Maksim Bozo, mjek; Aleksandër Lipiani, jurist; Edi Vesho, ekonomist; Majlinda Demollari, notere. Këta persona akuzohen për “shkelje të barazisë në tenderë” dhe “shpërdorim detyre”, por të katër personat nuk e kanë pranuar krimin dhe është kërkuar veçimi i dosjes nga personat e tjerë. Në procesin gjyqësor të zhvilluar dje janë shtetasit Sami Briçi, Voltan Sheri dhe Leart Qëndro, të cilët akuzohen për "falsifikim të dokumenteve". Personat e lartpërmendur akuzohen për abuzime me procedurat e një tenderi të organizuar vitin e kaluar për blerjen e një makine për nevojat e Ministrisë së Shëndetësisë. Por të pandehurit, gjatë ballafaqimit me Prokurorinë, kanë mbajtur qëndrim mohues ndaj akuzave të ngritura ndaj tyre. Hetimet për këtë çështje nisën më 28 shkurt të vitit të kaluar dhe përfunduan pak ditë më parë, kur Prokuroria dërgoi dosjen për shqyrtim gjyqësor. Të pandehurit, për të cilët është lexuar edhe pretenca ditën e djeshme, kanë pranuar konsumimin e veprës penale dhe kanë kërkuar gjykim të shkurtuar ndaj dhe janë ndarë si proces gjyqësor me personat e tjerë. Në seancën e kaluar Prokuroria ka kërkuar dënimin e Sami Briçit me 6 muaj dhe 400 mijë lekë gjobë, dënimin e Voltan Sherit me 6 muaj dhe 400 mijë lekë gjobë si dhe dënimin e shtetasit Leart Qëndro me 9 muaj dhe 600 mijë lekë gjobë, gjithashtu Prokuroria ka kërkuar dënimin e shoqërisë “Briçi shpk” me 600 mijë lekë gjobë dhe përjashtimin nga marrja pjesë në tenderët publikë për një periudhë dyvjeçare. Fondi limit i vënë në dispozicion të këtij tenderi ishte 8 milionë lekë, ndërsa janë paraqitur për të marrë pjesë në të, tri firma. Firma e parë, e cila është skualifikuar, ka ofruar mjetin për 6.3 milionë lekë; e dyta për 6.65 milionë dhe e treta, ajo që është shpallur fituese, e ka ofruar automjetin e kërkuar për 6.63 milionë lekë. Por pas hetimeve të bëra më vonë, ka rezultuar se dokumentacioni i paraqitur nga kjo firmë ka qenë i falsifikuar. Dokumenti kryesor për të marrë pjesë në tender ishte garancia që ka paraqitur firma “Briçi”, se zotëronte në një nga bankat e nivelit të dytë në vend një llogari prej rreth 3.3 milionë lekësh. E thënë ndryshe, firma duhet të zotëronte një llogari bankare, jo më të vogël se gjysma e vlerës së ofruar në tender, kusht ky i domosdoshëm për të marrë pjesë në të. Sipas Prokurorisë, ky dokument për të cilin përfaqësuesit e firmës pohojnë se e kanë tërhequr në bankë, rezulton i falsifikuar.
Ky lajm është publikuar: 15/04/2009