E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deputetet kosovare takim me Berishen dhe Bashen

Deputetet kosovare te Komisionit parlamentar te Integrimit zhvilluan diten e djeshme takime me perfaqesues te larte ne vend. Keshtu, deputetet e Parlamentit te Kosoves, te kryesuar nga deputetja Zylfie Hundozi, paten dje takime me Kryeministrin Berisha, ministrin e Jashtem, Lulzim Basha dhe ministren e Integrimit, Majlinda Bregu, ku u diskutua ne lidhje me ceshtjet e integrimit dhe bashkepunimin mes dy shteteve.

Gjate takimit, Kryeministri Berisha vleresoi ecurine e zhvillimeve ne shtetin e ri te Kosoves, duke theksuar se pozitat e tij po konsolidohen dita-dites. Anetaret e Komisionit te Integrimit ne Kuvendin e Kosoves vleresuan vecanerisht ftesen qe Kryeministri Berisha u beri vendeve pjesemarrese ne Samitin e Parisit per Mesdheun qe ende nuk e kane njohur pavaresine e Kosoves, qe ta ndermarrin kete hap si kontribut per paqen dhe stabilitetin ne rajonin e Ballkanit. Kryeministri Berisha theksoi se ne Shqiperi ekziston nje klime politike bashkepunimi vecanerisht per reformat me te rendesishme te vendit, duke nenvizuar se cdo vendim dhe cdo reforme e ndermarre ne menyre konsensuale eshte me solide. Gjate takimit me delegacionin kosovar, ministri Basha pershendeti perfaqesuesit e Kuvendit te Kosoves per punen voluminoze te kryer ne pergatitjen dhe miratimin e legjislacionit te nevojshem, sic parashikohet ne Paketen Ahtisari, per hyrjen ne fuqi te Kushtetutes se Republikes se Kosoves. Ne kete takim, ministri i Jashtem, Lulzim Basha, ritheksoi vullnetin e Tiranes zyrtare per te mbeshtetur maksimalisht te gjitha proceset qe tashme kane marre udhe ne Kosove, per konsolidimin e shtetit te pavarur, demokratik, e te integruar ne familjen evropiane, ne sherbim te te gjithe qytetareve te saj. Ndersa, deputetet e Kuvendit te Kosoves shprehen mirenjohjen e tyre per angazhimin e shtetit shqiptar, per venien ne dispozicion te te gjitha resurseve te tij per perballimin me sukses te sfidave dhe proceseve qe ka kaluar Kosova.

F.Mejdini


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›