E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria, firmos amnistine fiskale

Qeveria zyrtarizoi dje ne mbledhjen e saj te radhes amnistine fiskale te premtuar, e cila fal nje pjese te detyrimeve te prapambetura tatimore dhe doganore. Po keshtu, sipas ketij vendimi, do te falen edhe detyrimet e prapambetura te takses vjetore te qarkullimit rrugor, ato te takses se pervitshme te mjeteve si dhe gjobat dhe kamatevonesat e papaguara te kontributeve te sigurimeve shoqerore dhe shendetesore. Sipas llogaritjeve te bera nga specialistet e Ministrise se Financave, rezulton se bizneseve ne teresi u jane falur 200 milione dollare nga gjobat dhe detyrimet e papaguara tatimore dhe doganore.

Bizneset

Personave, fizike e juridike qe jane debitore ndaj administrates doganore dhe asaj tatimore te evidentuar dhe te kontabilizuar pa vendime administrative perkatese apo me vendime administrative te pa njoftuara brenda afateve ligjore, te parashikuara ne Kodin Doganor te Republikes se Shqiperise dhe ne ligjin per procedurat tatimore, u falet detyrimi, doganor dhe tatimor, se bashku me komponentet, gjobat dhe kamatevonesat. Nderkohe, po per kete kategori qe jane aktualisht te evidentuar dhe kontabilizuar si te tille ne keto dy administrata, por qe realisht detyrimi i tyre, doganor dhe tatimor, ka lindur ne tejkalim te afateve te parashkrimit, te parashikuara ne Kodin Doganor te Republikes se Shqiperise dhe ne ligjin per procedurat tatimore, u falen gjobat dhe kamatevonesat, me kusht qe principali i detyrimit te paguhet brenda dates 31 dhjetor 2008. Ndersa per kategorine e trete, por qe per te cilet procedura e evidentimit, e marrjes se vendimit administrativ perkates dhe njoftimit te vendit i eshte bere ne perputhje me dispozitat e Kodit Doganor te Republikes se Shqiperise dhe te ligjit per procedurat tatimore, brenda afateve te parashkrimit, u falen 50 per qind e kamatevonesave dhe 100 per qind, gjobat, me kusht qe principali i detyrimit, se bashku me pjesen e mbetur te kamatevonesave te paguhen brenda dates 31 dhjetor 2008. Nderkohe, per personat, fizike, individe, debitore ndaj administrates doganore, per automjetet e importuara, te evidentuara dhe kontabilizuara deri ne daten 31.12.2000, u falet detyrimi doganor, me te gjithe komponentet e tij, si kamatevonesa, gjoba dhe dite-qendrimi. Ndersa personave, fizike e juridike, debitore ndaj administrates doganore, per automjetet e importuara, te evidentuara dhe kontabilizuara nga data 1.1.2001 dhe deri me hyrjen ne fuqi te ketij ligji, u falen kamatevonesat, gjobat dhe taksa per dite-qendrimi, me kusht qe principali i detyrimit te arketohet brenda dates 31.12.2008. Ndryshe nga subjektet private, institucioneve shteterore dhe ndermarrjeve e shoqerive me kapital teresisht shteteror, debitore ndaj administrates doganore dhe administrates tatimore, u falen detyrimi doganor dhe detyrimi tatimor, me te gjithe komponentet, si kamatevonesa dhe gjoba.

Kontributet

Ne vendimin e djeshem te qeverise eshte percaktuar qe te gjitha kategorite e bizneseve, te vetepunesuarve si dhe ndermarrjeve dhe shoqerive me kapital te perbashket me shtetin, personave u falen 100 per qind gjobat dhe 50 per qind e kamatevonesave te kontributeve te sigurimeve, shoqerore dhe shendetesore. Sipas percaktimit qe eshte bere behet fjale per ato shuma te papaguara deri ne daten e hyrjes ne fuqi te ketij ligji, por qe principali i kontributit, se bashku me pjesen e mbetur te kamatevonesave, te paguhet brenda dates 31 dhjetor 2008. Ndersa personave fizike te vetepunesuar, te cilet e kane nderprere veprimtarine ekonomike perpara dates 31 dhjetor 2005 dhe qe jane debitore, te evidentuar dhe kontabilizuar, ne Institutin e Sigurimeve Shoqerore, u falen te gjitha detyrimet e papaguara, per kontributet e sigurimeve, shoqerore dhe shendetesore, gjobat dhe kamatevonesat. Ne kete vendim jane perfshire edhe personat e vetepunesuar ne bujqesi, te cileve u falen 100 per qind gjobat dhe 100 per qind kamatevonesat e kontributeve te sigurimeve, shoqerore dhe shendetesore, te papaguara, deri ne daten e hyrjes ne fuqi te ketij ligji, me kusht qe principalin e kontributit ta paguajne brenda dates 31.12.2008. Nderkohe, gjobat falen ne masen 100 per qind dhe kamatevonesat e papaguara falen ne masen 50 per qind edhe kur kontributet per sigurimet e detyrueshme, shoqerore dhe shendetesore, jane paguar para hyrjes ne fuqi te ketij ligji.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›