Berisha: Mbështetje universiteteve

Kryeministri Sali Berisha ka zgjedhur Universitetin Bujqësor të Tiranës për të uruar hapjen e vitit të ri akademik 2009-2010. Gjatë kësaj ceremonie kryeministri Berisha ndërsa ka uruar studentët për një vit sa më të mbarë, ka premtuar për trefishim të numrit të studentëve deri në vitin 2013. Shefi i mazhorancës tha gjithashtu se brenda këtyre 6 viteve, qeveria e tij do të dyfishojë prodhimin bujqësor në vend.
Kryeministri i bëri apel Universitetit Bujqësor të Tiranës të japë kontributin e tij në hapjen e shkollave të mesme bujqësore.
Gjatë kësaj vizite në Kamëz, kryeministri hodhi themelin në godinën e re të Ekonomikut që qeveria po ndërton në këtë universitet. Universiteti Bujqësor i Kamzës ka një numër prej 8500 studentësh.