Meta:Arsimi prioritet nëse LSI vjen në pushtet

Arsimi do të jetë një prioritet pas 28 qershorit nëse Lëvizja Socialiste për Integrim do të vijë në pushtet. Me këtë premtim LSI ka paraqitur programin e saj qeverisës për sektorin e arsimit. Para mësuesve dhe pedagogëve, kreu i LSI-së,Ilir Meta ka premtuar se brenda 4 viteve të ardhshme nëse LSI do të fitojë në 28 qershor, pagat në sistemin arsimor do të dyfishohen.Por programi i LSI-së parashikon edhe një vëmendje të veçantë për infrastrukturën e shkollave duke deklaruar se gjatë mandatit "do të ristrukturojmë mbi 80 për qind infrastrukturën e shkollave".