E Shtunë, 31 Tetor 2026

Firmoset marrëveshja PD-LSI. Ilir Meta, zv/kryeministër

TIRANE-Firmoset marrëveshja e koalicionit për qeverinë e re mes Sali Berishës dhe kreut të LSI-se, Ilir Meta.
Sipas marrëveshjes së firmosur, kreu i LSI-së, Ilir Meta do të jetë zëvendëskryeministër dhe Ministër i Jashtëm.
Në qeverinë e re, ministri i Ekonomisë do të jetë po ashtu nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim. "Në këtë post LSI-ja do të vendosë atë person që ajo e gjykon më të arsyeshëm"- tha Berisha gjatë një daljeje për mediat, fill pas nënshkrimit të marrëveshjes. Gjithashtu edhe postin e ministrit të Shëndetësisë do ta drejtojë LSI-ja.LSI ka mundur të marrë nga marrëveshja edhe postin e nënkryetarit të Kuvendit, i cili do të jetë një nga deputetet e saj në parlament.
Marrëveshja është shtrirë edhe në nivelet e dyta e të treta të qeverisjes, ku LSI do të marrë 20% të të gjitha posteve politike.

"PD dhe LSI firmosën marrëveshjen e bashkëpunimit për katër vitet që vijnë dhe më tutje. Do të ketë një shkrirje të programeve të dy forcave për të pasur një program më të gjerë qeverisës dhe për të përfaqësuar një spektër më të gjerë interesash.
Brenda vitit të parë të mandatit në përputhje me premtimet vendimin për heqjen e vizave, lëvizjen e lirë, statusin e vendit kandidat për anëtar në BE, seri reformash të thella me të cilat Shqipëria në krye të katër viteve do ketë shënuar ndryshimet më të mëdha"- tha Berisha gjatë fjalës së tij.

Berisha ka deklaruar se me këtë koalicion në 2011 të dalin së bashku dhe të fitojë së bashku në zgjedhje, madje ai e ka quajtur koalicionin afatgjatë në 2013 dhe në vazhdim.

Ndërkohë Meta ka shprehur sigurinë për qëndrueshmërinë e koalicionit, duke pohuar se mes tyre ka shumë prioritete të përbashkëta. "Jam i bindur se qëndrueshmëria e qeverisë do të jetë i padiskutueshëm"- tha ai.
Sa për emrat drejtues, Meta i ka quajtur jo shumë të rëndësishëm. "Të rëndësishme janë prioritetet tona, të integrojmë vendin dhe synimi ynë ka qenë për nivele më të larta e të përfaqësohemi për dikasteret që kanë të bëjnë me prioritetet tona"- tha ai.
Më tej, ai ka pohuar emrat e lakuar në postet drejtuese, Dritan Prifti në krye të Energjetikes dhe Petrit Vasili si ministër i Shëndetësisë.


Berisha: Qeveria e re do ketë surpriza. Drekë private me "të vjetrit"

TIRANË- Është mbajtur sot në orën 11:00 mbledhja e fundit e qeverisë "Berisha 1" që nisi punën në shtator të 2005-s. Berisha ka bërë një rezyme të sukseseve të arritura nga kjo qeveri që sipas tij edhe pse ka pasur ndryshime ka qenë kompakte për 4 vjet.

"Propozimi i Qeverisë së re është një proces kompleks, dhe unë nuk e di se cili prej jush do të ulet në këto vende pas 10 ditësh, apo dy javësh. Por ata që do të mungojnë nga ju, absolutisht që nuk do të mungojnë nga moskonsideratat e mia dhe as nga mungesa e kontributit të tyre parësor në këto 4 vite", tha Kryeministri Berisha duke i'u drejtuar anëtarëve të kabinetit të tij qeveritar.

Ndersa gazetarëve, iu drejtua se sot pasdite do prisni surpriza. "Qeveria 'Berisha 2 'do të jetë kabinet që do të dalë jashtë parashikimeve tuaja, por ju lutem të prisni deri pasdite", u shpreh ai.

Ndërkohë përsa i përket sukseseve të kësaj qeverie ai renditi, anëtarësimin në NATO, rrugën Durrës-Kukës dhe rritjen e pagave dhe pensioneve. Në fund ai ka lajmëruar se do të ketë një drekë private me të gjithë ata që kanë qenë anëtarë të kabinetit 'Berisha 1' që nga 2005 e deri më tani.

Muredini i PDI kerkon nje ministri


dt 1 shtator

TIRANË - Kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Integrim, Tahir Muhedini, ka dalë në konferencë për shtyp një ditë para nisjes së negociatave për formimin e qeverisë së re. "Në marrëveshjen që do të diskutohet me Kryeministrin Berisha, PDI do të kërkojë që të bëhet pjesë e qeverisjes së vendit, si pjesë e koalicionit fitues të zgjedhjeve të 28 qershorit", tha Muredini.


Më tej ai shtoi se "ne kërkojmë të përfaqësoheni në qeveri, duke kërkuar një post ministror". I pyetur nga gazetarët se cili është dikasteri i tyre i preferuar, shtoi se "kjo do të jetë pjesë e negociatave".


Partia për Drejtësi dhe Integrim, e cila mbron të drejtat e komunitetit çam në Shqipëri ka bërë një marrëveshje parazgjedhore me Partinë Demokratike, duke u bërë pjesë e koalicionit "Aleanca për Ndryshim", në zgjedhjet e 28 qershorit, nga rezultati i të cilave, PDI do të përfaqësohet në Kuvendin e Shqipërisë me një mandat deputeti. Në këtë koalicion është edhe Partia Republikane, e cila gjithashtu ka marrë vetëm një mandat deputeti dhe kërkon përfaqësim në qeveri.


Negociatat për formimin e qeverisë së re nisin nesër, me 2 gusht. Këtë e ka deklaruar Kryeministri Sali Berisha një ditë më parë, i cili shtoi se nuk do të ndryshojë numri i ministrive tashmë që koalicioni është zgjeruar. LSI, PDI dhe PR presin për poste ministrore.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›