E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria e re, zbulohen postet që pritet të marrë LSI-ja

Janë zbuluar postet që pritet të marrë Lëvizja Socialiste për Integrim në qeverinë e re. Kështu sipas informacioneve kreu i LSI-së Ilir Meta do të marrë postin e Zv kryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm ndërsa deputeti i LSI-së Dritan Prifti do të marrë postin e Ministrit të Ekonomisë dhe Energjitikës dhe deputeti Petrit Vasili do të jetë ministër i shëndetësisë. Ndërkohë pritet që LSI-ja të ketë 4-7 zëvendësministra dhe 2 prefektë atë të Beratit dhe të Fierit. Gjithashtu pritet që Lëvizja Socialiste për Integrim të ketë 20 përqind të posteve të nivelit të dytë.
Ndërkohë që vendimet do të merren sot në takimin që do të bëhet në orën 18:00 mes Berishës dhe Metës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›