E Diel, 1 Nëntor 2026

Permbytjet, Corovode, evakuohen banoret e zones

Si pasojë e reshjeve të rëna gjatë dy ditëve të fundit,në rrethin e Skraparit, nga prurjet e shumta të lumenjve dhe dalja e tyre nga shtrati, janë shkaktuar dëme të konsiderueshme ne tubacionin e ujësjellësit, i cili furnizon qytetin e Çorovodës me ujë të pijshëm.

Prurjet e lumit të Çorovodës i cili përshkon qytetin përmes, kanë rrezikuar edhe përmbytjen e disa banesave në pjesën e ulët të qytetit dhe ka rrezikuar shkatërrimin e urës e madhe mbi lumin Osum.

Pushteti lokal ka evakuuar banoret e zones, jane mbyllur kopshtet dhe cerdhet dhe pritet edhe mbyllja e shkollave perkohesisht.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›