Nikol Sherzinger merr nga Hamilton propozimin për martesë
Fitoi në pistën e Turqisë, i shpejtë, me kurajë... numri një. Por jo vetëm kaq. Duket i vendosur t’i shkojë deri në fund lidhjes me të dashurën Nikol Sherzinger, të cilës i ka propozuar për martesë. Ai, kampioni i Formula 1, Levis Hamilton, sipas revistës “The Sun”, i ka kërkuar dorën asaj pikërisht në Stamboll. Edhe ajo është fituese, pas çmimit të parë në versionin amerikan të “Dancing with the stars”. Me rastin e çmimit të madh të Stambollit, Nikol, 32 vjeçe ka shkuar te i dashuri, 25 vjeç në Turqi. Janë parë ditën e shtunë duke festuar fitoren dhe me të vërtetë janë dukur të dashuruar, duke ecur dorë për dore. Ish-liderja e grupit të njohur “Pussycat Dolls” më e bukur dhe e qeshur se kurrë më parë tani ka mundësinë të veshë fustanin e bardhë. Historia e tyre jo gjithmonë ka shkuar mirë. Herë pas here janë ndarë e ribashkuar, vetëm në vitin e fundit janë ndarë dy herë. Ata të dy janë shprehur për mediat se këto zënka vinin si pasojë e largësisë për shkak të impenjimeve profesionale.
1 Qershor 2010