DUHET T JEMI NE ATA
Thone Bota eshte portokalle. Thone Dardha bie nen dardhe. Thone Beme baba te te ngjaj. Me siguri kjo liste shprehjesh te urta popullore vazhdon te pasurohet nder vite e nga kultura te ndryshme por te gjitha ne thelb permbajne motivin te ecesh te levizesh te vazhdosh te perpiqesh te kesh e te besh histori.
Ne kemi lindur nje dite. Jemi ngjizur e kemi marre jete nga dy zemra. E keshtu jemi bere nje pjesetar i ri i familjes sone nje banor i ri e me shume i botes sone. Qajme qeshim capitemi ecim vrapojme biem e ngrihemi prape zvarritemi ngjitemi lundrojme fluturojme. Keshtu duhet te ndodhe ne jetojme. Sjemi te vetmit. Keshtu sillen te gjitha qeniet e ketij planeti te mocem e te ri njekohesisht.
Ne shume raste me eksperienca te ndryshme e kemi pare me syte tane e kemi shkelur me kembet tona e kemi prekur me duart tona e kemi perjetuar realisht edhe jeten e te huajve ne vendet e tyre. Por nuk mjafton vetem veshtrimi. Shkembimi i ndersjelle dhe i gjithanshem ai vlen.
Duke besuar se i njoh e i kuptoj me mire meqe jam pjese e tyre deshiroj te kem personazhe te ketij shkrimi te rinjte shqiptare ne brezin e ri dhe te ardhmen e kombit tone.
Pa diskutim jo per te gjithe femijeria ka qene si ne perrallat me princer e princesha por kemi mbijetuar serish. Te tilla perjetime duhet te na kene bere me te etur e te vendosur per te ecur perpara dhe krijuar dite me te bukura. Shume kane perparuar edhe duke jetuar e studiuar ne Shqiperi. Me shume mundesi kane pasur te tjere bashkemoshatare qe jane prezantuar si studente te huaj e shume shpejt jane bere pjese e shoqerive mikpritese. Rrefimi duket logjik e i bukur por nuk mund te mbaroje vetem me kaq. Ky vend ka nevoje per ne po aq shume sa edhe ne na duhet nje Shqiperi e forte e zhvilluar me figure e ze me te qarte e me te respektuar ne arenen nderkombetare.
Ne keto kohe ku cdo sekonde ka vlere ku konkurrenca eshte vrastare ne duhet te nxjerrim zerin tone. Ku eshte eksperienca e fituar keto vite Ajo duhet te shfaqet me pikesynime dhe per arritje me te dobishme e te ndjeshme per ne dhe per te gjithe jeten e shoqerise sone.
Eumlshte e lodhshme dhe e pakuptimte apatia pesimizmi lodhja pergjumja e nje 20-vjecari. Ne duhet te shprehemi te flasim te debatojme te punojme per zhvillim me po aq deshire e pasion sa edhe kercejme apo kendojme.
Nuk shkon si pjese e piktures dikush ne heshtje i mbyllur per tete ore ne zyren e tij ose edhe me erret e me gjate se kaq i ulur ne nje karrige e tavoline ne mes te asgjeje. Nuk mund te jete pjese e harmonise se deshiruar cdokush qe mendon se ka mbaruar se mesuari se di shume tashme se mund te ece vetem se nuk i duhet ndihme e bashkepunim.
Fatin duhet ta marrim ne duart tona. Ta latojme e ti japim formen qe ne duam. Gjithcka eshte e ndryshueshme. Asgje nuk eshte e perjetshme.
Jam shume e re akoma e nuk ia lejoj vetes luksin te jem predikuese por ndiej qe frekuencat e zerit tone duhet te marrin tonalitete me te larta. Gjithsecili profesionist ne fushen e tij e te gjithe se bashku per shoqerine tone. Nuk kemi kohe te presim. Duart tona duhet te bashkohen ne varg te vogla apo jo topolake apo me fine te bardha apo me ngjyre. Duhet te behemi rreth midis nesh. Thelbesisht nevojitet pjesemarrja jone.
Duke besuar se pergjithesisht shembujt sherbejne pozitivisht ne motivim e duke huazuar ujin ne kete rast si simbol te qartesise e rrjedhshmerise me vjen ndermend pergjigjja e notarit rekordmen Michael Phelps kur e pyeten si e arriti ate sukses te jashtezakonshem pikerisht thyerjen e 8 rekordeve boterore. Ai tha Une nuk e shoh ujin si armikun tim me te cilin duhet te luftoj por si te dashuren time me te cilen perqafohem shkrihemi ne nje e vallezojme perpara se bashku.
Popullsia shqiptare konsiderohet si nje popullsi shume e re me nje moshe mesatare rreth 28 vjec. Nga puna e perditshme dhe nga komunikime te tjera verej sesi cdo vit rritet numri i te rinjve qe kerkojne te vazhdojne studimet e larta vrapojne per te aplikuar ne universitete jashte Shqiperise kudo ne bote Itali Angli Gjermani Amerike vendet nordike etj. Por edhe ketu ne Shqiperi aplikojne se paku ne tre dege per ta pasur sa me te sigurt vazhdimin e njeres. Fakt eshte qe universitete publike numerohen 11 ndersa private te licencuar 36 e duket se ky eshte kthyer ne nje nga bizneset me fitimprures e kjo liste do te vazhdoje te rritet. Ketu eshte per tu evidentuar edhe qe ne shume raste keto studime apo ne fund diplomime keqperdoren e arrihen edhe thjesht formalisht. Por perpjekja dhe objektivi se arsimimi duhet medoemos eshte nje mendim perparimtar i cili do te ndihmoje per nje ecuri pozitive.
Besoj jemi te gjithe ne te njejten vale kur cilesojme disa nga karakteristikat dominuese te nje te riu pikerisht pasioni iniciativa krijimtaria deshira e ethshme per te bukuren aventura patjeter edhe gabimet.
Por nese nuk besojme ne ne vazhdimesine dhe ecurine me ritem e rendiment me te larte ose edhe ne nje fillim te ri kush mundet atehere