Fishekzjarret dhe alkooli mbushin spitalin
Fier - Reparti i urgjencave ne Spitalin Rajonal te Fierit eshte tejmbushur dy ditet e para te vitit 2008 me paciente qe kane marre ndihmen e pare. Problematike kane qene rastet me mbidoze te pijeve alkoolike si dhe djegiet nga fishekzjarret. Nga regjistrat e repartit te traumatologjise mesohet se ka pasur me shume se 12 persona te djegur nga fishekzjarret. Me situate me te renduar eshte paraqitur nje 13-vjecar nga fshati Ngjeqar, Ismail Hoxha, i cili ka humbur doren nga djegiet, ndersa Tomor Gremi, nje 30-vjecar nga Petova, eshte paraqitur me plage te renda ne koke e trup.
Ajo per te cilen eshte angazhuar me shume grupi i bluzave te bardha te spitalit te Fierit ka qene mbidoza nga pijet alkoolike. Me shume se 100 raste te tilla jane paraqitur ne urgjencen e Fierit. Mjeku roje, Maksim Tanaka, thote, per "Koha Jone", se te gjitha rasteve u eshte dhene ndihma mjekesore si serum dhe qetesues. Mjeku Tanaka shton se per here te pare kete vit jane paraqitur ne gjendje te renduar nga alkooli nje numer i madh femrash. Sipas statistikave, femrat qe kane abuzuar me alkoolin kane qene rreth 60% e pacienteve qe jane paraqitur ne urgjence. Mjeket tregojne se per here te pare kete fundvit konsumatoret e rrethit te Fierit kane ditur te aplikojne vetekontrollin perballe ushqimeve me volum. Ndryshe nga fundvitet e kaluara, ku nje numer i madh pacientesh i drejtoheshin spitalit per ndihme mjekesore vetem per shkak te mbiushqyerjes apo dhe intoksikimi nga ushqimi qe perdornin per festa, kete vit te ri rastet kane qene shume te pakta.
Xhemil Beharaj