E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pedagogët e Durrësit, emërim në Peshkopi: Internim kolektiv

Rektori Mithat Mema

Rektori Mema: Vendimet sjanë personale. U caktuan që në muajin shtator.

Tetë prej tyre transferohen: Dënim nga rektori, se se votuam.

Zgjedhjet e fundit për rektor ndajnë në mes universitetin Aleksandër Moisiu në Durrës. Tetë pedagogë të këtij universiteti kanë akuzuar rektorin Mithat Mema se po hakmerret ndaj tyre, duke i transferuar për të ushtruar detyrën në filialin e Peshkopisë. Ata e kanë quajtur internim kolektiv vendimin e marrë për të dhënë mësim në qytetin lindor. Sipas pedagogëve, kjo është një hakmarrje për shkak të votimit kundër në zgjedhjet për rektor, që u mbajtën rreth dy muaj më parë. Të mbështetur edhe nga studentët, 8 pedagogët kanë protestuar kundër këtij vendimi, duke thënë se rektori Mithat Mema ka dhënë një urdhër të paligjshëm, pasi në këtë kohë studentët janë me provime, madje ai ka shkelur edhe kontratën e tyre të punës. Kjo që po bën rektori Mema, është e pajustifikueshme. Ai nuk mund të hakmerret me ne në këtë mënyrë, duke na urdhëruar të shkojmë të japim mësim në filialin e Peshkopisë, ka deklaruar Hysen Hoda, shef i Departamentit të Financave në universitetin Aleksandër Moisiu. Në lidhje me këtë problem, rektori i universitetit, Mithat Mema, ka deklaruar se filiali i Peshkopisë është pjesë e universitetit Aleksandër Moisiu dhe nuk gjen arsye se përse ata të mos shkojnë aty. Rektori Mema ka shtuar se pedagogët që janë transferuar kanë qenë që nga shtatori pedagogë të filialit të Peshkopisë, ndërkohë që aty kërkohet

Universiteti i Durrësit

tashmë një staf më i kualifikuar, për shkak të numrit të madh të studenteve. Ndërkaq, për sa u përket akuzave të ngritura nga pedagogët e transferuar se vendimi është marrë nga vetë rektori dhe jo këshilli i fakultetit, Mema i është përgjigjur se vendimi është marrë nga institucioni. Nuk është aspak e vërtetë që pedagogët kanë shkuar në Peshkopi, ngaqë ashtu dua unë si drejtues i tyre. Nuk kam asnjë problem me pedagogët dhe nuk e kuptoj se përse nuk duan që të japin mësim në Peshkopi. Ai është një filial i universitetit Aleksandër Moisiu dhe pedagogët janë të detyruar të respektojnë vendimet e marra nga institucioni. Situata e krijuar nuk ka aspak ato nuanca që duan ti japin pedagogët në fjalë. Ata kanë dhënë edhe më parë mësim në filialin e Peshkopisë, shprehet Mema. Sipas rektorit, emërimet e pedagogëve janë bërë që në fillim të vitit akademik dhe jo pas zgjedhjeve për rektor. Unë kam qenë gjithmonë institucional dhe nuk do të veproja kurrë sipas interesave të mia personale, sqaroi rektori Mema.

Përplasja për numrin e pedagogëve
Në një njoftim për shtyp, pedagogët e Universitetit të Durrësit deklarojnë se janë 15 prej tyre që janë caktuar për të dhënë mësim në filialin e Peshkopisë. Ndërsa nga ana e rektorit pohohet se vendimi u mor për 8 pedagogë. Duket se pas vendimit për 8 prej pedagogëve, pjesa tjetër e ka paraprirë nga frika e transferimit, për shkak të mbështetjes që ata i kanë dhënë gjatë zgjedhjeve.

Zgjedhjet e shkurtit mes 3 kandidatësh
Më 21 shkurt u shpall dhe kandidati fitues si rektor i Universitetit të Durrësit. Pas një konkurrence prej 3 kandidatësh dhe një gare që nisi e tensionuar, rektori i kandiduar, Mithat Mema, siguroi shumicën e votave, edhe pse në një diferencë të ngushtë me kandidatin Bardhyl Çeku. Mema mori 49 për qind, Çeku 45 për qind, ndërsa kandidati i tretë Arben Dushi siguroi vetëm 5 për qind të votave.

DURRES/ LEONIDHA MUSAJ

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›