Amerika e dëshpëruar e një viti më parë, 8 milionë njerëz mendonin vetëvrasjen
2008-a ishte një vit i zi për Amerikën pothuajse në të gjithë sektorët. Sipas studimit më të fundit, këtë vit rreth 330 mijë persona vranë veten ndërsa më shumë se 8 milionë të tjerë menduan ta kryenin një veprim të tillë. Në fakt, në një vend me popullsi 305 milionë banorë, 8 milionë vetëvrasje janë vërtet shumë. E para në "bankën e të akuzuarve" sigurisht që qëndron kriza ekonomike. Amerika është e dëshpëruar dhe këtë e konfirmojnë edhe të dhënat e një studimi mbi vetëvrasjen, bërë në nivel federal në këtë vend: në 2008-ën kanë menduar plot 8 milionë veta për t‘u vetëvrarë, ndërsa më shumë se 1 milion kanë tentuar dhe kanë ndërmarrë veprimin ekstrem. Kërkimi u realizua nga shërbimi i kontrolleve për abuzimin me drogat dhe shëndetin mendor, ku njerëzve u bëheshin pyetje specifike për këtë temë: mes rezultateve më shqetësuese ishin ato për të rinjtë 18 deri në 25 vjeç, pjesa e popullsisë më në rrezik, që ka një përqindje dyfish më të madhe për vetëvrasje në krahasim me grupmoshën 26-49 dhe trefish më të lartë në krahasim me njerëzit 50 vjeç e lart. Edhe pse studimi nuk kishte për qëllim ta lidhte këtë rekord të trishtuar me shkaqe specifike, ekspertët nuk kanë shumë dyshime mbi faktorët që e kanë bërë 2008-ën një vit të zi për amerikanët: kriza ekonomike ka pasur një impakt shumë të madh motiv, aq sa u ka hequr të rinjve besimin dhe pritshmëritë për të ardhmen e
tyre dhe të vendit. Në përpjesëtim të drejtë me përpjekjet për vetëvrasje janë rritur edhe kërkesat për ndihmë: vetëm për muajin korriku të 2008-ës, 40 qendrat për ofrimin e ndihmës dhe parandalimin e vetëvrasjeve kanë marrë 57 mijë telefonata, një shifër që nuk ishte regjistruar kurrë më përpara. Të paktën një e katërta e rasteve të të dëshpëruarve tregonin ngjarje që kishin lidhje me pushimet nga puna, shqetësimet ekonomike, pasigurinë në punë dhe borxhet. Sipas ekspertëve, kjo situatë nuk do të ndryshojë deri kur Amerika nuk do të dalë nga recesioni. E vetmja zgjidhje mund të jetë rritja e fondeve për shërbimet e parandalimit që mund të kontribuojnë në izolimin e problemit. Drejtuesit pranojnë se ka qenë një sfidë e madhe të punësoje personel shtesë dhe t‘i trajnoje me qëllimin e vetëm shpëtimin e njerëzve të dëshpëruar. Mes momenteve më të këqija ishte tetori i vitit 2008, kur telefonat nëpër qendrat shpëtimtare u rritën me 140 për qind, pikërisht një ditë pas falimentimi të "Lehman Brothers" dhe tërmetit që përfshiu "Wall Street"-in. Por kjo situatë duket se është e destinuar të vazhdojë edhe këtë vit. Pavarësisht konfirmimit të Shtëpisë së Bardhë për rritjen e ekonomisë amerikane, bankat vazhdojnë të falimentojnë me të njëjtat ritme.
Dy bankat e radhës që nuk ekzistojnë më për shkak të borxheve të mëdha janë "Irwin Union Bank" në Indiana dhe "Irwin Union Bank" në Kentaki. Këto dy banka janë pjesë e grupit "Irwin Financial Corporation". Lajmin e bëri të ditur Depozita Federale e Sigurimeve, që është përgjegjëse për depozitat bankare. Nga ana tjetër, një studim i bërë ka treguar se në shumë qytete të SHBA papunësia është më e larta në 70 vitet e fundit. Kjo shifër mban rekord në Kaliforni me 12.2 për qind. Por, tregu i punës është në vështirësi edhe në shtete të tjera amerikane: Miçigani udhëheq klasifikimin për gushtin me një papunësi prej 15.7 për qind kundrejt mesatares në shkallë kombëtare me 9.7 për qind. Në Detroit, kryeqytetin e prodhimit të makinave, kjo përqindje shkon në 17.3. Më e mirë paraqitet gjendja në Dakotën e Veriut, Dakotën e Jugut dhe Nebraska me 5 për qind.