Manjani: Politika e jashte s'mund te perdoret per spekulime
Sekretari per Ceshtjet Ligjore ne LSI, Ylli Manjani, e ka cilesuar si spekulative politiken e ndjekur nga Partia Socialiste per marreveshjen detare me Greqine. Ne nje interviste dhene per televizionin "ABC News", Manjani ka theksuar se ceshtjet e politikes se jashtme nuk mund te perdoren per lojerat e brendshme politike. "Nuk ekziston asnje marreveshje per delimitimin e kufirit me Greqine. Politika e jashtme nuk mund te perdoret per spekulime te brendshme", - tha Manjani. Lidhur me qendrimin e LSI-se per heqjen e imunitetit, Manjani ka theksuar se kjo ceshtje duhet te kishte marre zgjidhje shume kohe me pare. "Ceshtja e imunitetit duhet te ishte zgjidhur. Eshte shume vone. PS dhe PD kane nderhyre dy here ne Kushtetute. Heqja e imunitetit pike kyce ne integrimin ne Bashkimin Europian. Nese ne mbyllim axhenden e integrimit, kemi zgjidhur nje ceshtje shume te madhe", - u shpreh dje Manjani.