E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rruga e Kalase, vetem pedonale

Rruga "Murat Toptani" ose ndryshe rruga ne krah te kalase se Tiranes, do te jete vetem pedonale.

Pas konsultimeve me eksperte nderkombetare eshte perzgjedhur projekt idea e cila ka pasur si prioritet ruajtjen e vlerave kulturore te zbuluara ne kete segment gjate punimeve per Unazen e Vogel.

Unaza e Vogel, tashme ndryshon gjurmet e saj pasi nuk kalon me ne rrugen prane Kalase,por tek ura e re e rruges “4 Deshmoret", duke vijuar ne parakun e Namzgjase tek Rruga e Barrikadave e ne vazhdim.

Gjate prezantimit per projektin e rruges prane Kalase,kryetari i bashkise se Tiranes ka kerkuar shpronesimin e pronareve si komponent i rendesishem per ndertimin e Unazes se Vogel.

Projekti per zhvillim te qendrueshem dhe te integruar te trashegimise kulturore dhe historike te Tiranes u mbeshtet nga Komisioni Europian, i cili mundesoi kontraktimin me eksperte nderkombetare.

Arkitekte te huaj do te marrrin persiper zbatimin e projektit dhe njekohesisht investimet per projektet e rivitalizimit dhe vleresimit te trashegimise kulturore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›