E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fitim Shishani, kryeshef i Inspektoratit Policor

Nga Express më 06 maj 2011 në ora 13:41

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, pas rekomandimit të Komisionit për Procedurat dhe Përzgjedhjen e Kryeshefit Ekzekutiv të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), emëroi Fitim Shishanin në pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv të Inspektoratit Policor të Kosovës.

Ky vendim është marrë duke u bazuar në Nenin 145 (pika 2) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Rregullores (02/2011) për fushat e e përgjegjësisë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrave, si dhe në përputhje me Ligjin për IPK dhe legjislacionin përcjellës, njoftoi MPB, nëpërmes një komunikate për shtyp.

Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Shishani detyrat dhe përgjegjësitë e tij do t’i ushtrojë duke u bazuar në Ligjin për Inspektoratin Policor të Kosovës, si dhe aktet e tjera normative në fuqi si dhe i përgjigjet Ministrit të MPB për punën e tij, saktëson komunikata.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›