E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vjedhin naftën e Bechtel-Enkas

Nga Express më 06 maj 2011 në ora 12:05

Kompania amerikano-turke që po e ndërton autostradën e Kosovës, po përballet vazhdimisht me vjedhje, veçmas gjatë natës.

Sërish kompania është shndërruar pre e grabitësve të natës që po i vjedhin naftën.

Policia në Prizren ka njoftuar se gjatë natës janë identifikuar rreth 12 persona të dyshuar nga sigurimi i kompanisë, njëri nga ta i armatosur, rreth orës 03:30 min, që kanë grabitur rreth 500 litra naftë nga kamionët e kompanisë.

Policia njofton se të dyshuarit kanë ikur me dy automjete në drejtim të panjohur.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›