Fitoi prona nga falsifikimi ia sekuestron gjykata

Strati Xhelili u arrestua ne Vlore javen e kaluar me akuzen e falsifikimit te dokumenteve te pronesise
TIRAN- Vetem pak dite pas arrestimit nga Policia te shtetasit Strati Xhelili me urdher te njesise se Task-Forces ne prokurorin e Vlores kjo e fundit ka vendosur mbi bazen e ligjit Antimafia sekuestrimin e pronave te tij. Lajmi konfirmohet nga zyra e shtypit prane Prokurorise se Pergjithshme.
Sipas njoftimit per media mesohet se vendimi i sekuestrimit ka ardhur pas regjistrimit te procedimit penal ndaj Xhelilit per akuzat e Falsifikimit dhe perdorimit te dokumenteve te falsifikuara te kryer me shume se njehere dhe Pastrimit te produkteve te vepres penale.
Njesia e Task-Forces se prokurorise se Vlores pas arrestimit te 66- vjecarit Xhelili ka kerkuar ne gjykaten perkatese caktimin e mases se sigurise arrest me burg per te Strati Xhelili nga Vlora.
Mbi bazen e kesaj kerkese Gjykata me vendimin nr. 284 te dates 5 nentor 2010 ka vendosur pranimin e kerkeses se prokurorise duke caktuar masen e sigurimit personal te arrestit ne burg per te dyshuarin 66- vjecar Xhelili-thuhet ne njoftimin e zyres se kryeprokurores Rama. Ndaj Xhelilit prokuroria ka nisur edhe hetim per pastrimit parash.
Mbi bazen e ketyre te dhenave hetuesit kane kerkuar nga gjykata masen e sigurimit pasuror te sekuestros preventive te pronave te 66- vjecarit Xhelili e cila eshte pranuar nga gjykata. Kjo e fundit i ka sekuestruar Xhelilit tri apartamente me 9 dhoma ne total nje dyqan 50 m2 dhe nje garazh 30 m2. keto prona te paluajtshme ndodhen ne lagjen 24 Maji te Vlores.
Pasurite e tij u vendosen te sekuestroheshin pasi gjate nje hetimi te nisur ndaj tij per perfitimin e nje prone prej 500m2 ne lagjen 24 Maji te Vlores. Hetimi zbuloi se perfitimi kishte ardhur nepermjet dokumenteve false.
I akuzuari ka falsifikuar dokumentet e pronesise per nje truall prej 500 m2 ne Vlore te cilen me pas ia ka dhene nje firme ndertuese ne kembim te pasurive per te cilat tashme eshte vendosur sekuestroja-tha prokuroria. Sipas tyre keto dokumente i dyshuari i ka perdorur edhe ne disa procese gjyqesore ne Gjykaten e Vlores per fitimin e pasurise.