E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kokaina u ble 40 mije euro ne Bolivi do shitej 500 mije euro

Burime te hetimit te Policise thane se nga verifikimet e kryera eshte mesuar se nje kile kokaine ne kete vend kushton 5 mije euro


Ne Shqiperi te arrestuarit mendohet se do ta perpunonin ate per te perfituar maksimumin e mundshem


TIRAN- Tete kg kokaine e sekuestruar pak dite me pare ne Tirane eshte blere ne qytetin Santa Cruz te Bolivise me nje cmim prej 40 mije euro nga Ergys Salku dhe Eduard Pelushi te arrestuar gjate operacionit per bllokimin e droges.


Lajmi pohohet nga burime te Drejtorise se Pergjithshme te Policise te cilet pohojne se per nje kilogram kokaine ne Bolivi kushtojne rreth 5 mije euro. I arrestuari Pelushi dyshohet se eshte pronari i lendes ndersa e ka blere ate ne Bolivi dhe me pas e ka nisur drejt Shqiperise.


Kjo sasi kokaine ne Shqiperi pas perpunimit dhe shitjes pritej te siguronte nje shume prej rreth gjysme milione eurosh. Kjo shume u publikua edhe nga prokurori i ceshtjes Ened Nakuci gjate konferences per shtyp ku ai njoftoi realizimin e operacionit ku u kapen tete kile droge dhe dy te dyshuarit Eduard Pelushi dhe Ergys Salku.


Ne tregun Kolumbian vlera e nje kilogrami kokaine kap shifren e 3 mije eurove ndersa ne Bolivi pagesa per nje kilogram arrin deri ne 5 mije euro. Sipas nje perllogaritjeje te thjeshte i arrestuari Pelushi ka paguar rreth 40 mije euro ne Santa Cruz per 8 kg kokaine. Kjo sasi eshte fshehur ne paletat e nje kontejnieri te mbushur me 150 tone oriz me destinacion portin e Durresit- thuhet nga burime te policise.


Te njejtat burime thane se Eduard Pelushi me date 4 gusht 2010 ka lene Bolivine dhe ka hyre ne Argjentine me pas me nje avion tranzit ka udhetuar ne SHBA per tu drejtuar ne Itali me destinacion Rinasin.


Nga kontrolli i baneses se Ergys Salkut policia gjeti dhe sekuestroi vec dokumenteve personale te tij edhe nje pasaporte me foton e 37- vjecarit Eduard Pelushi por me emrin Sokol Golemi dhe te dhena te tjera qe nuk perputheshin me ato te te arrestuarit.


Policia tha se kjo pasaporte eshte false por ne te ajo ka vulat hyrese dhe dalese te pikave kufitare ne Bolivi e shtete te tjera te Amerikes Latine. Sipas burimeve Pelushi deri ne Argjentine perdorte pasaporten e tij te rregullt te pajisur edhe me viza. Me pas nga Argjentina drejt Bolivise perdorte pasaporten false.


shte provuar se ne pasaporten e falsifikuar ka dhjetera vula hyrese dhe dalese me data te ndryshme te Bolivise qe tregojne levizjet e te dyshuarit ne kete vend- thote policia.


Edhe ne pasaporten e rregullt te gjetur ne banesen e Pelushit figurojne vula hyrese dhe dalese te shteteve te Amerikes se Jugut qe prej marsit te 2007-s. Nga verifikimi i sistemit TIMS dhe keqyrja e pasaportes origjinale te dyshuarit Eduard Pelushi jane konstatuar dhjetera hyrje dalje ne shtetet e Amerikes se Jugut.


Nga marsi i 2007 kohe qe rezulton edhe me nxjerrjen e pasaportes se re nga Pelushi figuron se i dyshuari ka hyre dhjetera here ne Argjentine dhe me pas ka kaluar edhe ne shtetin Bolivian-thuhet nga burimet e Policise.


Keto levizje te shpeshta ne keto vende kane bere qe Prokuroria per Krime te Renda ti kerkoje informacione te detajuara Policise pasi dyshohet se Pelushi ka nisur edhe ne raste te tjera ngarkesa me kokaine nga Bolivia.


Ky dyshim eshte ngritur pasi shkarkimi i orizit dhe kokaines nga kontanieri behej ne vend publik dhe te pa shqetesuar nga njerezit qe kalonin aty qe tregon nje siguri ne punen e tyre te trafikut te droges.


ITINERARI


Udhetimet qe perdorte i dyshuari Eduard Pelushi per te mberritur ne Bolivi sipas policise jane te ndryshme. 37- vjecari shpesh perdorte rrugen ajrore nga Shqiperia ne Itali me pas transit ne Austri per te perfunduar ne nje nga shtetet e SHBA-se ku qendronte per disa ore per tu nisur drejt Argjentines nga ku kalonte ne rruge tokesore ne Bolivi.


Gjithashtu pervec ketij itinerari i dyshuari Pelushi disa here ka perdorur si rruge nisje apo edhe kthimi aeroportin e Shkupit te Maqedonise.


Nga ku me pas kalonte nga Qafe Thana per te hyre dhe dale nga Shqiperia. Ne te shumten e rasteve pas 2007 Pelushi kalonte me makine drejt vendeve fqinje duke perdorur pasaporten e rregullt dhe ne disa raste jashte territorit shqiptar edhe pasaporten e falsifikuar.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›