E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekzekutohen babe e bir para shtepise

Rifat dhe Izmir Sula jane qelluar me bresheri automatiku ne momentin qe po ktheheshin nga puna per ne shtepi


Vetem 25 minuta para dy vrasjeve nje 16-vjecar i dha fund jetes duke u vetevarur ne ambientet e shtepise


DURRS - Ekzekutohen ne Shijak vetem 30 metra larg shtepise babe e bir nderkohe qe autori arrin te largohet ne kembe ne drejtim te paditur. Nga policia behet e ditur vetem qe hetimet po vijojne per te vertetuar nese viktimat Rifat dhe Izmir Sula perkatesisht 55 dhe 24 vjec kishin apo jo ndonje konflikt te vjeter qe ka cuar edhe ne vrasjen e tyre teksa ende nuk kane arritur ne gjurmet e autorit.


Fillimisht u deklarua se viktimat zoteronin nje agjenci biletash megjithate kjo ende nuk eshte vertetuar. Nderkohe vetem 25 minuta perpara kesaj ngjarjeje po ne Shijak nje 16-vjecar i ka dhene fund jetes duke u vetevarur ne banesen e tij.


Ngjarja


Ka qene ora rreth 1755 kur Rifat dhe Izmir Sula po ktheheshin nga puna per ne shtepi. Pasi jane pershendetur me disa miq te tyre ata i jane drejtuar baneses. Mesohet se ndodheshin ne vendin e quajtur Kater rruget ne Shijak dhe vetem 30 metra larg shtepise kur jane qelluar me nje bresheri automatiku.


Dyshohet se edhe personi qe ka shkrepur armen ne drejtim te babait dhe djalit ka qene ne kembe dhe nuk eshte larguar derisa i ka pare te permbysur. Krismat kane terhequr vemendjen e fqinjeve e banoreve te kesaj lagjeje te cilet kane mberritur menjehere ne vendngjarje per tu ofruar ndihmen e pare te lenduarve.


Ata jane transportuar per ne spitalin e Durresit dhe jane futur direkt ne sallen e operacionit por kane gjetur vdekjen. Bluzat e bardha qe u dhane ndihmen e pare thane se babe e bir ishin te masakruar nga plumbat e shumte qe kishin marre. Plumbat i kishin goditur ne gjoks ne bark ne gjymtyre dhe plaget ishin te shumta.


Personeli mjekesor eshte mobilizuar per tiu dhene ndihme por kjo ka qene e pamundur pasi bresheria e plumbave u kishte demtuar rende organet jetesore duke marre goditje edhe ne zemer dhe ata kane humbur jeten ne spital.


Hetimet


Nderkohe policia ka shkuar ne vendngjarje dhe kane filluar hetimet per te gjetur gjurmet e vrasesit i cili eshte larguar menjehere nga vendi i krimit dhe duke qene erresire ata qe kane qene ne afersi nuk e kane fiksuar se kush mund te kete qene.


Nderkohe oficere te policise gjyqesore kane fiksuar provat materiale ne vendin e ngjarjes dhe kane filluar te mbledhin te dhena rreth konflikteve qe mund te kene pasur viktimat.


Por nga te dhenat e para rezulton se familjaret kane deklaruar se ata nuk kishin dijeni per konflikte te ndodhura ndersa banoret i kane klasifikuar si njerez shume te sjellshem. Policia ka bllokuar hyrje-daljet e te gjitha akseve rrugore duke ushtruar kontrolle te rrepta.


Vetem 25 minuta para ketij ekzekutimi po ne Shijak nje 16-vjecar eshte gjetur i vdekur nga te afermit e tij pasi eshte vetevarur ne ambientet e shtepise. Ende nuk dihen shkaqet e ketij veprimi ndersa ky eshte i treti rast brenda pak diteve qe nje adoleshent i jep fund jetes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›