Fitojnë Barça e Real, Valencia mposht Atletikon e Falcaos
Barcelona nuk di të ndalet. Viktima e radhës në La Liga ishte Celta de Vigo. Blaugranët fituan me rezultat 3-1 në ndeshjen e të shtunës mbrëma që u zhvillua në Camp Nou.
Një harkim të Pedros e priti Adriano, i cili e hapi takimin në minutën e 21-të.
Tri minuta më pas, Bermejo shënoi për ta barazuar rezultatin. Por, menjëherë reagoi David Villa për ta rikthyer avantazhin e vendasve në minutën e 26-të.
Në gjysmën e dytë u shënua vetëm një gol, ishte Jordi Alba që vendosi rezultatin e takimit nga një pozicion jashtë loje.
Rivalët e Barcelonës, Reali i Madridit arriti një fitore të thellë 4-0, kundra Zaragozas, në stadiumin Santiago Bernabeu.
Ishte Gonzalo Higuain i cili shënoi golin e parë të takimit, pas një goditje nga këndi në minutën e 23-të. Pas vetëm 2 minutash një tjetër argjentinas, Angel Di Maria arrin të dyfishojë rezultatin.
Të besuarit e Mourinho kishin ruajtur edhe dy gola të tjerë në fund të takimit, përkatësisht Michael Essien në të 89-ën e Luka Modric në të 92-ën ishin dy golashënuesit.
Për madrilenët kjo ishte një fitore me mjaftë vlera për të shkuar me një moral të lartë në ndeshjen e radhës në Champions, përballë kampionëve të Gjermanisë, Dortmundit.
Ekipi i vendit të dytë në renditjen e La Ligas, Atletiko e Madridit pas 8-të fitoreve radhazi u mposht nga Valencia me rezultatin 2-0.
Pas javës së 10-të Barcelona tani udhëheq e vetme me 28 pikë, e shkëputur me 3 pikë nga Atletiko e Madridit e vendit të dytë, ndërkohë Real ndodhet në vendin e tretë me 20 pikë.
(a.k/BalkanWeb)