E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leo Messi behet baba lind Thiago

Në moshën 25-vjeçare, Lionel Messi është bërë baba. Më 2 nëntor, partnerja e tij Antonella Roçuzzo ka lindur trashëgimtarin e parë të yllit argjentnas, i cili quhet Thiago. Vogëlushi ka lindur në Institutin Universitar “USP Dexeus”.

Fëmija është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa nëpërmjet faqes së tij zyrtare në “facebook” sulmuesi i Barcelonës ka thënë se “është njeriu më i lumtur në botë”. Ai shtuante: “Ka lindur im bir. Falënderoj Zotin për këtë dhuratë dhe familjen time për mbështetjen”.

Materniteti ku ka lindur foshnja Thiago ndodhet fare pranë stadiumit “Camp Nou”. Kjo mund të jetë një shenjë e fatit që ai të ndjekë gjurmët e babait në radhët e skuadrës “blaugrana”. Lionel Messi nuk e ka fshehur kurrë këtë dëshirë.

Por, për djalin e lojtarit më të mirë në botë, që vetëm pak ditë më parë, ende pa lindur ka fituar edhe një mini-këpucë të artë, duket se ka shumë interes edhe nga Paris Seint German. Zërat janë të pakonfirmuar, por flitet se francezët janë të gatshëm ti bëjnë një ofertë të parefuzueshme Messit, për djalin e tij, me shpresën se pas 20 vjetësh ata do të kenë një yll të futbollit në skuadër.

Por, lajmet e pazakonta për djalin e Lionel Messit nuk përfundojnë me kaq. Në fakt, edhe pse ka ardhur në jetë vetëm prej pak orësh, ai ka nxitur edhe më shumë krahasimet ndërmjet tre herë fituesit të “Topt të Artë” dhe rivalit të tij më të madh, Cristiano Ronaldo.

Një statistikë interesante tregon se Messi ka lindur 869 ditë pas portugezit të Realit të Madridit, ndërkohë të njëjtën distancë kohore kanë edhe Cristiano Junior dhe Thiago. Vërtetë një koeçidencë e jashtëzakonshme.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›