Juve-Inter ora e se vertetes

Vite të mbushura me polemika pa fund dhe akuza reciproke. Tituj të hequr, episode të dyshimta dhe shumë diskutime. Betejat në fushë e nëpër gazeta kanë karakterizuar rivalitetin e dy klubeve që kanë fituar më shumë tituj në Itali. Ky është dueli Juventus-Inter: Derbi i përjetshëm i Italisë.
Interi paraqitet në ndeshjen e sotme me besim maksimal, pas tetë fitoreve radhazi, duke përfshirë edhe ndeshjet e Kupës, ndërsa Juventusi kërkon rezultatin e 50-të pozitiv radhazi.
Kjo përballje cilësohet edhe si një test i rëndësishëm në garën për titullin kampionë në Serinë A. Por, megjithatë rivalitetin dhe rëndësinë e sfidës, përpara ndeshjes atmosfera është mjaft e qetë.
Trajneri zikaltër, Stramaçioni dërgon mesazhe të qarta ndershmërie, duke nënvijëzuar se në dy vitet e fundit Juventusi ka qenë superior. Në anën tjetër, edhe presidenti bardhezi, Agnelli ka dhënë shenja paqeje.
Tashmë të gjithë shpresojnë të shikojnë një “Derbi të Italisë” pa polemika, por plot spektakël. Kjo është ajo që presin rreth 41 mijë tifozët e pranishëm në stadium. Impianti i Juventusit është i mbushur me kapacitet të plotë, me biletat që u shitën vetëm në harkun e pak orëve.
E mbushur plot, do të jetë edhe tribuna për shtyp, me gazetarë të akredituar nga e gjithë Europa. Falë transmetimit të 350 operatorëve televizivë, jashtë të cilëve nuk mund të qëndronte Shqipëria, në mbrëmje e gjithë bota do të mbajë frymën, për të ndjekur sfidën e parë direkte për titull në këtë sezon të Serisë A.
Juve do të mbështetet te Buffon, Pirlo, Vidal, Marchisio e Asamoah, me Vucinic e Giovinco-n në sulm. Në anën tjetër, Interi pritet të luajë me Milito-n e Palacio-n në fazën ofensive, ndërsa Cassano do ta nisë sfidën nga stoli.