Sezoni më i mirë në karrierë

Wayne Rooney po i kalon çastet më të mira në karrierën e tij. 24 vjeçari për momentin është njëri prej sulmuesve më të rrezikshëm në botë. Ai e dëshmoi këtë edhe të martën mbrëma, kur shënoi dy gola për Manchester United në përballjen e San Siros kundër Milanit, në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve.
Ai e ka analizuar këtë ndeshje. “Mendoj se kemi luajtur mirë në pjesën e dytë. Më vjen keq që e morëm atë gol në fund të ndeshjes. Kam punuar shumë në të gjitha aspektet që të jem sa më mirë, por i falënderoj edhe bashkëlojtarët që kontribuuan në golat e mia”, tha Rooney pas ndeshjes.
Ai ndihet mjaft mirë për faktin se po kalon momente të arta. “Si qendërsulmues arrij ta shoh më lehtë golin. Jam vetëm 24 vjeç dhe mund të përmirësohem ende. Mirëpo, ky është sezoni më i mirë në karrierën time”, vazhdoi përfaqësuesi anglez.
Manchester United fitoi ndaj Milanit me rezultat 3:2, me dy golat e Rooney dhe një të veteranit Scholes. Kurse për Rossonerët shënuan Ronaldinho dhe Seedorf.