Skela udhëheq Kotbusin në fitoren kundër KapllanitSkela ishte gjatë gjithë lojës personazhi i takimit, madje ishte edhe pjesë e golit të realizuar nga Jeliç në minutën e 80-të

Energi Kotbus i Ervin Skelës fitoi 1-0 derbin “shqiptar” kundër Karlsruhes së Edmond Kapllani. Fantazisti i Kombëtares shqiptare, Ervin Skela, luajti gjatë gjithë takimit, ndëkohë që sulmuesi durrsak u aktivizua në minutën e 82-të në vend të Adoube.
Në minutën e 31-të Skela lëshoi një silurë, por topi kaloi vetëm disa centimetra sipër shtyllës transversale të mbrojtur nga portieri i Karlsurhs, Miler.
Pak sekonda para pushimit midis pjesëve, Skela ekezukutoi në mënyrë përfekte një goditje këndi, por goditja me kokë e Cagdas nuk rezultoi efikase.
Skela ishte gjatë gjithë lojës personazhi i takimit, madje ishte edhe pjesë e golit të realizuar nga Jeliç në minutën e 80-të, pasi portieri i Karlsruhes nuk arriti të grushtonte si duhet një goditje këndi të ekzekutuar nga Skela.
Ervini realizoi edhe një goditje shembullore standarde, por topi nuk iu bind të futej në rrjetë. Kjo fitore erdhi në kohën e duhur për Energi Kotbusi, pasi skuadra ndodhej në një krizë rezultatesh.
TOSKI – Eintraht i Frankfurtit i Fatjon Toskit humbi thellësisht 4-0 në transfertë me Borusian e Dortmundit. Mesfushori kosovar u aktivizua nga minuta e parë, por u zëvendësua në pjesën e dytë nga Kaio në minutën e 71-të.
LALA- MAVRAJ – Altin Lala mungoi në barazimin 1-1 të Hanoverit kundër Bokumit të Mërgim Mavrajt. Mbrojtësi kosovar dhe një kandidat shumë i përfolur i Kombëtares shqiptare, ishte gjatë gjithë kohës në bankinë.
E Shtune, 15 Nentor 2008