E Diel, 1 Nëntor 2026

Uashingtoni i bën të fala DajësTrajneri i Beses mori një mësim të hidhur nga homologu i tij, serbi Esad Karishik. Tre golat e Apolonisë mbajnë firmë të huaj

Leksion “ndërkombëtar” i Apolonisë për Besën (3-1), në një nga ballafaqimet më më shumë grinte në javën e 11-të, ku u shënuan katër gola, dy nga këta me penallti, por dhe pati dy kartonë të kuq, që të dy për Besën e Ilir Dajës.

Ish-trajneri i Dinamos mori një mësim të hidhur nga homologu i tij, serbi Esad Karishik, ky i fundit debutoi me sukses në premierën e tij përpara tifozerisë fierake në “Loni Papuçiu”, duke i dhënë fund edhe serisë negative të ekipit të presidentit të komanduar Endri Puka.

I pari nga tre golat e fierakëve mban firmën e brazilianit Uashington Junior, i cili realizoi me penallti në minutën e 39-të. Në pjesën e dytë ishte serbi Mladen Bërkiç që shënoi dy gola brenda tetë minutash, në të 57’ e 65, duke i çuar shifrat në 3-0 për Apoloninë.

Mesfushori sulmues i Besë, Bledar Mancaku shënoi golin e nderit nga pika e bardhë në minutën e 67-të, përpara se Besa ta përfundonte takimin me nëntë lojtarë pas ndëshkimit me karton të kuq, fillimisht të Sokol Ishkës (80’) dhe Arbër Abilaliaj në të 89’.

E Shtune, 15 Nentor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›