E Diel, 1 Nëntor 2026

Vllaznia, “pullë poste” Tiranës Safet Osja realizoi një eurogol, Elvin Beqiri i jep fitoren e gjashtë sezonale shkodranëve. Humbja e pare e Teutes pas gjashte rezultateve pozitive rresht

Fitore “in extremis” e Vllaznisë ndaj Teutës. Dhe kjo falë këmbënguljes së mbrojtësit të kombëtares Elvin Beqiri, i cili realizoi në minutën e 92-të, pak sekonda sesa gjyqtari Ervis Peza të mbyllte takimin e 140-të midis këtyre dy ekipeve.

32-vjeçari Safet Osja realizoi një eurogol në minutën e 31-të, përpara se talenti tiranas i Teutës, 19-vjeçari Vilfor Hysa të barazonte shifrat 40 minuta më pas, në të 70’.

Kur gjithçka, po dukej se Teuta po arrinte rezultatin e gjashtë rresht pozitiv e po dilte me një pikë të çmuar nga “Loro Boriçi”, Elvin Beqiri shpiku golin e tij, duke u shndërruar në një protagonist të madh në fitoren e ngushtë 2-1, që e mbajti Vllazninë, vetëm një pikë larg Tiranës kryesuese përpara se dy skuadrat më të rezultateve të kampionatit të përballen në kryendeshjen e javës së 12-të, që çel edhe tiparin e fazës së dytë të Kampionatit të 70-të Kombëtar.

E Shtune, 15 Nentor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›