E Diel, 1 Nëntor 2026

"Edhe ti Janku!!!"Bilbili ndërkombëtar Albano Janku i mohoi skuadrës së kuqe një penallti krejtësisht të pastër, kur mbrojtësi i Elbasanit, Arjan Sheta frenoi Ngjelen e Partizanit

Partizani do t’i kishte të gjitha mundësitë të realizonte fitoren e parë në shtëpi, nëse bilbili ndërkombëtar Albano Janku, do të ishte treguar profesionist në gjykimin e tij, teksa i mohoi skuadrës së kuqe një penallti krejtësisht të pastër, kur mbrojtësi i Elbasanit, Arjan Sheta, ndërhyri brutalisht ndaj sulmuesit të Partizanit, Marius Ngjela në limitin e tri minutave shtesë, në takimin e përfunduar në barazim 2-2.

Të kuqtë edhe njëherë tjetër ndëshkohen në mënyra flagrante nga gjyqtarë, ndoshta jo të porositur, por që kanë humbur totalisht aftësinë për të gjykuar në mënyrë të pavarur. Komentet e radiokronistëve sportivë nga impianti ndërkombëtar “Qemal Stafa”, pohuan se ishte një penallti “sade”, që mesa duket dyshja e gjyqtarëve Janku-Maloku, nuk e konsideroi të tillë, çka provokoi në mënyrë të fuqishme edhe protestën e stafit teknik të Partizanit.

Kështu, pas Ervis Pezës e Shkëlqim Guçes, edhe Albano Janku, duket se i ka hyrë në borxh 15-herë kampionëve të Shqipërisë. Peza gaboi në ndeshjen e Partizanit kundër Tiranës në humbjen 2-1, Guçe me atë penallti të dhënë në favor të Bylisit (1-1), e nuk u panë për disa javë të gjykojnë në fushat e Superligës. Ndoshta edhe Jankun nuk mund ta shohim. Por, ajo që të vjen keq është fakti, sesi një “stemë e FIFA”-s gabon në mënyrë flagrante. Ndoshta është kohë recensioni ndërkomëbëtar, krizë financiare. Të gjithë vuajnë, edhe pse zyrtarisht kriza në Shqipëri nuk ka mbërritur.

NDESHJA

Trajneri i Partizanit, Shpëtim Duro, e kishte përgatitur me kujdes sfidën ndaj Elbasanit, që nga ana e tij i kishte shkaktuar një javë më parë humbjen e vetem Tiranës kryesuese. Një Partizan me shumë dëshirë për të fituar takimin, të parin në shtëpi, por dhe të parin për Duron si trajner pas tri javëve drejtim në bankinën e kuqe.

“Demat” ishin më impulsivë në minutat e para, por Oriand Abazaj ndëshkoi të kuqtë në minutën e 26-të, me një goditje shembullore me kokë. Korçari Marius Ngjela shfrytëzoi në maksimum gabimin e Kacolljes, duke vendosur ekuilibrat në fushë tri minuta përpara se dy ekipet të shkonin në dhomën e zhveshjes.

Në pjesën e dytë, ish-sulmuesi i Skënderbeut realizoi golin e dytë për Partizanin në të 85’, pasi një asisti të Gjylës, i cili shfrytëzoi mosmaverreshjen midis Bakallit e Lakos. Kur dukej se skuadra e presidentit Xhanit do të realizonte fitoren e dytë në kampionat, në javën e fundit të fazës së parë, ashtu siç edhe kishte bërë në javën e parë të kampionatit, Julian Ahmataj me golin e tij në minutën e 90-të vulosi përfundimisht rezultatin 2-2.

KATEGORIA SUPERIORE
JAVA E 11
E shtunë, 15.11.2008

Vllaznia-Teuta 2-1
Tirana-Lushnja 1-0
Partizani-Elbasani 2-2
Apolonia-Besa 3-1
Flamurtari-Shkumbini (0-0
Bylis-Dinamo 1-0

RENDITJA PAS JAVES 11

V     SKUADRAT   
1     Tirana         22    
2     Vllaznia       21    
3     Shkumbini      19    
4     Dinamo         17    
5     Besa           16    
6     Teuta             16    
7     Elbasani         16    
8     Flamurtari     13    
9     Bylis             12    
10    Apolonia        11    
11    Partizani         7
12    Lushnja         7    

E Shtune, 15 Nentor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›