Torres rrezikon sezonin dhe Botërorin

Shanset e Fernando Torresit për të luajtur përsëri për Liverpoolin këtë sezon janë të vogla, pasi sulmuesi spanjoll pritet të operohet për të tejkaluar problemin e vazhdueshëm të gjurit, kanë njoftuar mediat angleze të dielën.
Ndërhyrja kirurgjike rrezikon të vërë në dyshim edhe paraqitjen e tij në Kampionatin botëror.
“Nuk jemi të sigurt nëse ai do të luajë përsëri këtë sezon. Ai duhet të takohet me një specialist që do të na njoftojë nëse Fernando duhet të operohet dhe kur mund të kthehet”, tha menaxheri i Liverpoolit, Rafael Benitez.
Pavarësisht lëndimeve, Torres ka shënuar 20 gola nga 29 paraqitje për Liverpoolin këtë sezon.