E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ashton: Mos vini ne rrezik jetet e shqiptareve

"Te gjithe udheheqesit politike mbajne pergjegjesine e vecante e te mos venit te jetes se qytetareve ne rrezik". Deklarata e prere, erdhi nga baronesha Catherine Ashton, Perfaqesuesja e Larte e Bashkimit Evropian per Politiken e Jashtme dhe Ceshtjet e Sigurise/Zevendespresidentja e Komisionit Evropian. Baronesha ka bere mbreme nje deklarate te posacme per zhvillimet ne Shqiperi, duke apeluar prere qe "te gjithe udheheqesit politike mbajne pergjegjesine e vecante e te mos venit te jetes se qytetareve ne rrezik".

Deklarata e Perfaqesueses se Larte te Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, lidhej me disa aspekte te zgjedhjeve vendore ne Shqiperi.

"Ne vijim te votimit me 8 maj, ne kemi vezhguar numerimin e votave dhe kemi pritur shpalljen e rezultateve zyrtare, perpara se te bejme nje vleresim perfundimtar", - ka deklaruar Ashton.

"Rezultati i ngushte ne zgjedhjet bashkiake ne Tirane do te thote qe te dyja palet duhet te komunikojne, te kapercejne ndryshimet dhe te gjejne zgjidhje. Zhvillimet e sotme treguan brishtesine e situates politike", - thote baronesha Ashton.

Kurse ka vijuar: "Une u bej thirrje te gjithe udheheqesve politike ne Shqiperi dhe ne qytetin e Tiranes te mbeshtesin permbylljen e procesit zgjedhor ne menyre paqesore, konstruktive dhe me veshtrim nga e ardhmja".

Sipas baroneshes Ashton, "kjo duhet bere brenda institucioneve ekzistuese dhe kuadrit ligjor, rregullave dhe praktikave ekzistuese".

Ne perfundim, thirrja e baroneshes eshte e qarte: "Te gjithe udheheqesit politike mbajne pergjegjesine e vecante e te mos venit te jetes se qytetareve ne rrezik".

Reagimi i baroneshes Ashton erdhi pasi gjate dites se djeshme, kreu socialist Edi Rama dhe deputetet Gramoz Ruci e Fatmir Xhafaj, bene thirrje te ashpra per trazira duke iu bashkengjitur edhe Erion Braces. Ky i fundit dhe Ruci perfunduan ne prokurori nga policia e Tiranes e cila i denoncoi penalisht me akuzen e thirrjeve per nxitje dhune.

DEKLARATAT E DJESHME ANARKISTE TE PS

Gramoz Ruci

"Sot per ne ka dy rruge ose te ulim koken e ti nenshtrohemi nje diktature te faktit te kryer qe vazhdon te vjedhe voten per te vjedhur Shqiperine ose te ngrihemi ne kembe te gjithe ne cdo qytet dhe te perballemi me zemer dhe me trup per te larguar njehere e mire kete diktature. Zgjedhja jone eshte e qarte. E vetmja rruge per ne eshte rruga e revoltes popullore, qe nga kryetari i opozites, deri tek cdo deputet e te cdo kryetar i sapo zgjedhur bashkie apo komune, ne do te jemi ne balle te revoltes".

Edi Rama

"Revolta qe zien ne shpirtin e cdo shqiptari te lenduar nga kjo vjedhje e paskrupullt e votes diten per diell, me gangstere qe dhunojne ligjin e police qe mbrojne dhunuesit, duhet te dale ne rruge. Te gjitha ata, qe te revoltuar e ndjejne voten e vjedhur ne mes te Tiranes si voten e tyre, si lirine e te drejten e tyre, si pronen e tyre te paprekshme, kudoqofshin, duhet te dalin ne rruge bashke me revolten. Sot kjo do te thote te bejme gjithcka mundemi, me zemer e me trup, ne cdo ane te vendit, per ta zmbrapsur ne vendin e vet qeverine qe ka kapercyer te gjithe kufijte e saj kushtetuese e ligjore per te marre peng demokracine, institucionet, vete popullin sovran".

Fatmir Xhafa

"Gjithcka qe ndodhi sot, ne kete maskarade, me kete dhune policore nuk eshte gje tjeter vecse nje diktature e tipit fashist. Ne provuam me te gjitha menyrat qe ta pengonim Sali Berishen, ta pengonim qeverine ne kete veprim te dhunshem per te rrembyer voten e shqiptareve. Tani nuk ka ngelur qe tjeter vecse t'i bejme thirrje popullit te mbroje voten e tij. Fati i votes eshte ne duart e popullit. Ne nga ky moment do t'i bejme thirrje popullit te dale perballe kesaj qeverie per ta rrezuar perfundimisht kete diktature fashiste. Gjithcka ne menyre demokratike".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›