E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukës-Tiranë, dëmtime të mëdha të rrugës së harruar

Zona më problematike është "Kthesat e Kalimashit", ku është bllokuar për mëse pesë orë rruga. Vetëm pas orës 09:00 të ditës së sotme është bërë e mundur që të rinisë lëvizja e automjeteve.Në vendngjarje mbërritën forcat e policisë rrugore dhe fadroma për zhbllokimin e aksit rrugor. Ndërkohë, edhe në pjesë të tjera të kësaj rruge ka shumë probleme, për shkak të vjetërsisë së saj dhe lënies pas dore, duke qenë se po ndërtohet rruga e re, përfundimi i të cilës duket se po zgjatën shumë. Pjesët më problematike hasen në vendin e quajtur Shëmri-Çafshllak, ku pjesë të tëra të rrugës kanë pësuar shembje dhe prishtje të mëdha. Mijëra banorë të Kukësit dhe por qytetarë të Kosovës hasin vështirësi të mëdha për të ardhur gjer në Tiranë.                                                                                               

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›