Fiton Pedroza në Japoni, Stoner duhet të presë për titullin
Daniel Pedroza ka triumfuar në Çmimin e Madh të Japonisë, duke sjëllë skenarë të rinj kur mbeten edhe tre gara deri në fund të Botërorit 2011 të MotoGP. Piloti spanjoll i Honda përfitoi falë edhe garës spektakolare që u zhvillua në cirkuitin Montegi. Pedroza la pas kampionin e botës në fuqi Horge Lorenco, i cili e kaloi finishin me më shumë se shtatë sekonda se patrioti i tij, por me vendin e dytë në Japoni arriti të ngushojë në vetëm 40 pikë diferencën me kryesuesin e renditjes Kejsi Stoner. Australiani, i cili dominoi cirkuitin në priovat zyrtare, e mbylli garën në vendin e tretë, megjithsëse u penalizua me hyrjen e detyruar në bokse dhe në xhiron e shtatë doli jashtë pistës. Gjithsesi, ai arriti të mbajë të ndezur motorin e tij dhe hyri në garë, duke siguruar një vend në podin e fituesëve në Montegi. Por vendi i tretë ka shtyrë festën e tij për fitimin e titullit kampion. Stoner kishte parashikuar të festonte në garën e ardhshme që do të zhvillohet në shtëpinë e tij në “Phillip Island”, por kjo do të jetë e vështirë, pasi Lorencos i mjafton vendi i dytë ose i tretë për t’i prishur festën e titullit rivalit të tij. Gjithsesi, kur mbeten edhe tre gara deri në fund, Stoner ka vendosur një dorë te titulli kampion që i mungon që nga viti 2007. Në Botërorin e Moto 2, gara e Japonisë u fitoa nga piloti italian Andrea Ianone, ndërsa në klasin 125 ç triumfi ishte i gjithi për pilotin e Aprilia, Niko Terol.