E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fiton The Hurt Locker

"…Është një gjë shumë e mirë që të jesh në një shoqëri kaq të fuqishme, me të nominuar të fort, me kineast aq të mëdhenj të cilët me inspiruan mua për film dhe i adhuroj ata, disa nga të cilët kanë bërë emër me dekada…" Sandra Bullock Filmi “The Hurt Locker ka marrë gjashtë çmime Oskar, duke përfshirë edhe çmimin për filmin më të mirë.

Ndërkaq, regjisorja Kathryn Bigelow ka bërë histori pasi që është gruaja e parë që ka marrë çmimin Oskar për regjisorë më të mirë.

“Nuk ka ndonjë mënyrë për ta përshkruar këtë, është momenti më i mirë i jetës stime”, tha ajo – duke i bërë homazhe të nominuarve të tjera, përfshirë këtu edhe ish burrin e saj, regjisorin e filmit “Avatar”, James Cameron.

“Jo është një gjë shumë e mirë që të jesh në një shoqëri kaq të fuqishme, me të nominuar të fort, me kineast aq të mëdhenj të cilët me inspiruan mua për film dhe i adhuroj ata, disa nga të cilët kanë bërë emër me dekada”

Ajo ja ka dedikuar çmimet e saj ushtarëve që luftojnë në Irak, në të cilin vend është xhiruar filmi, por nuk ka harruar edhe ushtarët në Afganistan.

“Dëshiroj që t’ia dedikoj këtë atyre grave dhe burrave që rrezikojnë jetën e tyre në bazat ushtarake në Irak dhe Afganistan dhe në tërë botën”, tha ajo. “Dhe i uroj atyre që të vinë shëndosh e mirë në shtëpitë e tyre”.

“Avatar” ka marrë çmimin për efektet vizuale.

Aktorët britanik Colin Firth, Helen Mirren dhe Carey Mullingam kanë humbur në kategorinë për aktorin dhe aktoren më të mirë pasi që këto i morën aktorët Jeff Bridges dhe Sandra Bullock.

Duke bërë prezantimin për aktorët e nominuar, aktori Colin Farrell ka qeshur dhe ka thënë: .

“Në S.W.A.T. ne vetëm kemi shkëmbyer krevatet por aktualisht po i shkëmbejmë jastëkët”.

“Para saj ne bënim thashetheme për lugët”, tha ai.

Sandra Bullock ka shpërthyer në vaj kur është thirr emri i saj për Aktoren më të mirë për rolin e saj në filmin “The Blind Side”.

Më herët, Christoph Walts ka marrë çmimin për aktorin më të mirë në rolin sekondar në filmin “Inglorous Basterd” ndërkaq Mo’Nique është aktorja më e mirë dytësore për rolin e saj në filmin “Precious”.

Çmimet Oskar 2010

BEST DIRECTOR
Kathryn Bigelow - The Hurt Locker

BEST ACTOR
Jeff Bridges - Crazy Heart

BEST ACTRESS
Sandra Bullock - The Blind Side

BEST SUPPORTING ACTOR
Christoph Waltz - Inglourious Basterds

BEST SUPPORTING ACTRESS
Mo'Nique - Precious

BEST ADAPTED SCREENPLAY
Precious

BEST ORIGINAL SCREENPLAY
The Hurt Locker

BEST ANIMATED FEATURE
Up

BEST CINEMATOGRAPHY
Avatar

BEST ART DIRECTION
Avatar

BEST VISUAL EFFECTS
Avatar

FILM EDITING
The Hurt Locker

SOUND EDITING
The Hurt Locker

SOUND MIXING
The Hurt Locker

ORIGINAL SCORE
Up

BEST ORIGINAL SONG
The Weary Kind - Crazy Heart

BEST SHORT FILM (animated)
Logorama

BEST DOCUMENTARY SHORT
Music by Prudence

BEST LIVE ACTION SHORT
The New Tenants

BEST MAKE UP
Star Trek

BEST COSTUME
The Young Victoria

BEST DOCUMENTARY FEATURE
The Cove

BEST FOREIGN FILM
The Secret in their Eyes
(Argentina)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›