“The Doctor” nga Presheva

Filmi “The Doctor” me regji të Tomor Misinit dhe skenar të Valon Arifit ka filluar që të xhirohet në Preshevë.
Sipas skenaristit të këtij filmi, Valon Arifi, filmi do të jetë i metrazhit të mesëm dhe nuk do të zgjasë më shumë se 30 minuta.
“Në film flitet për një djalë të pasionuar pas kitarës – muzikës, i cili pasi mbaron shkollën e mesme pëlqen të studiojë muzikën por prindërit e detyrojnë atë që të studiojë mjekësinë”, thotë për Express Valoni.
Megjithatë, karakteri kryesor i filmit edhe përkundër që shkon në një degë që nuk ka dëshirë, gradualisht arrin që të këtë sukses në këtë fakultet, pasi merr nota të larta. Por, ai nuk është i lumtur.
“Nën presionin e familjes ai detyrohet që të punojë në Shtëpinë e Shëndetit, por ai vendos që të largohet nga familja e tij”, thotë Arifi.
“Fillon të konsumojë alkoolin, duhanin dhe shume vese që kurrë më parë s’i kishte bërë. Deri në momentin kur ai gjysmë i dehur fillon hapat e parë të karrierës së tij dhe që në fund rikthen gjithçka rreth vetës veçanërisht lumturinë që i mungonte për shumë vite”.
Arifi thotë se xhirimet për këtë film do të bëhen në qytetin e Preshevës dhe Shkupit, ndërkaq Valoni, që është edhe producent i filmit, thotë se në film janë të kyçur njerëz të cilët deri me tani kanë punuar filma të ndryshëm.
“Synimi i jonë është që të marrim pjesë në festivalin ‘Los Angelos Short Film Festival”, tha ai.
Megjithatë, Arifi nuk ka dashur që të tregojë emrat e aktorëve që do të luajnë në këtë film, duke shtuar se këtë do ta bëjë në të ardhmen regjisori Tomor Misini.
Ky projekt filmi është përkrahur nga institucionet lokale në Preshevë dhe nga zyra e British Council në Beograd. Madje për këtë film një donacion e ka ofruar edhe SerbiaFILM-i, por këtë donacion producenti Arifi është në dilemë të pranimit të tij.
Premiera e filmit pritet që të jepet në fund të prillit. Skena të filmit do të ketë edhe nga Presheva, Prishtina, Shkupi dhe Tirana.
“Projekti filmik “The Doctor” mbase nuk është projekti i parë që realizohet në qytetin e Preshevës, por është projekti i vetëm që ka marrë përkrahje për realizimin nga të gjitha qendrat kinematografike në rajon”, tha Arifi.