Kisha e Shën Mërisë
Kisha Fjetja e Shën Mërisë është ndërtuar në lagjen me të njëjtin emër në Voskopojë. Kjo kishë është nga më të mëdhatë dhe më të rëndësishmet në këtë qendër historike, e cila ka shërbyer edhe si kishë katedrale e qytetit të dikurshëm. Ajo u ndërtua në vitin 1699 dhe është pikturuar në vitin 1712 nga tre piktorë grekë. Kambaneria është ndërtuar në vitin 1887 nga mjeshtrit Niko, Koli dhe Anastas Veria. është shpallur monument kulture në vitin 1948. është restauruar para viteve ‘90. Restaurimi i fundit është bërë në vitin 2005 dhe ka qenë restaurim çatie.
#